KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me Albulena Haxhiun ministre, Kosova pa humbje në Arbitrazh
Lajme

Me Albulena Haxhiun ministre, Kosova pa humbje në Arbitrazh

Kosova News
Kosova News 21:38 -18/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Institucioni mikrofinanciar “IUTE CREDIT” kishte çuar në arbirtrazh ndërkombëtar Republikën e Kosovës, në shkurt të vitit 2020.

Deri të ky arbirtrazh erdhi pasi Banka Qendrore e Kosovës i mori licencën kësaj banke.

Në kohën kur institucioni mikrofinanciar estonez kishte dërguar këtë arbitrazh, pati deklaruar se licenca i ishte marrë pa ndonjë sqarim.

“Pasi që Banka Qendrore e Kosovës nuk ka dhënë një shpjegim ose zgjidhje në lidhje me heqjen e papritur dhe të paligjshme të licencës nga Iute Credit Kosova, kompania mëmë ka paraqitur një kërkesë për arbitrazh në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë”, thuhej në njoftimin e Iute Credit.

Madje, drejtori i përgjithshëm i Iute Credit aso kohe u pat shprehur se Ligji mbi Investimet e Huaja e lejonte një investitor të huaj që të ndjekte arbitrazhin ndërkombëtar, nëse nuk dëshironte të përdorte mjetet juridike vendore.

Sipas tij, Iute Credit nuk donte të ndjekte rrugët ligjore në Kosovë, aty ku “nuk mund të mbështetet në një proces gjyqësor vendor ose administratë publike transparente”.

Kompania në fjalë deklaroi para arbitrazhit ndërkombëtar se Kosova shkeli detyrimet ligjore në momentin kur revokoi licencën e Iute Credit.

Përballë këtij arbitrazhi, Republika e Kosovës sot triumfoi.

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Avokaturën Shtetërore, mbrojtën Republikën e Kosovës në këtë çështje, duke i kursyer vendit mbi 30 milionë euro.

Kontribues në këtë fitore ishte edhe firma e avokaturës, Squire Patton Boggs, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu lexoni:

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, katër persona të lënduar

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Lipjan

27 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Kosova News 18/11/2022 18/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, katër persona të lënduar
13:19 -10/05/2025
Tre yjet e Interit që do të mungojnë në ndeshjen kyçe të Serie A
12:53 -10/05/2025
Kurti për “Reporterët pa Kufij”: Problemi janë pronarët e mediave dhe mungesa e profesionalizmit
12:24 -10/05/2025
Kurti: Kemi përgjegjësi ta formojmë Qeverinë, jo konstituimin e Kuvendit
12:02 -10/05/2025
Konflikti në rrjetet sociale përfundon me rrahje në Podujevë, arrestohet i mituri
11:24 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?