KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më 23 qershor, qytetarët e Tërnocit të Bujanocit do të votojnë sërish
Rajon

Më 23 qershor, qytetarët e Tërnocit të Bujanocit do të votojnë sërish

Kosova News
Kosova News 21:18 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc, të regjistruar janë 1080 qytetarë me të drejtë vote. Në votimin e parë dhe përsëritjen e dytë, bartësi i listës së KSHL, Shaip Kamberi, e kishte fituar mandatin e deputetit, por ankesat e partisë së Ivica Daçiqit, të cilit i humb një deputet me fitoren e shqiptarëve, bëri që në këtë vendvotim zgjedhjet të përsëriten edhe për herë të katërt.

Komisioni Republikan Zgjedhor ka caktuar datën 23 qershor për mbajtjen e këtij rundi zgjedhor në Tërnoc të Bujanocit.

Fejzi Beqiri kryetar i KKZ-së thotë se Komisioni Republikan Zgjedhorë me aktvendim të posaçëm e ka caktuar datën e zgjedhjeve e cila është për datë 23 qershor 2022 ditë e enjte.

Ai po ashtu tha se Komisioni Komunal Zgjedhor i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura ashtu siç kërkohet me dispozitat ligjore.

 Ndërkohë edhe përfaqësuesit e tri subjekteve politike që formojnë Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, PVD, PD dhe LPD-së janë shprehur të gatshëm për pjesëmarrje edhe në këtë rund zgjedhor.

 Enver Ramadani nga PVD  tha se Partia për Veprim Demokratik bashkë me partnerët e koalicionit do të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen ditën e enjte edhe pas presionit të vazhdueshëm të shtetit dhe Komisionit Republikan Zgjedhorë i cili ka caktuar gjashtë koordinatorë ekstra për vendvotimin në Tërnoc. “Ne jemi të vendosur që të vetmin zë të shqiptarëve ta kemi në parlamentin republikan”, tha ai.

Ndërsa, Sali Salihu  nga PD tha se Partia Demokratike si pjesë përbërëse e këtij koalicioni do të angazhohet që elektoratin e saj ta e mobilizoj për të dalë sa më masovisht në këto zgjedhje.

Ndërkaq, Jetmi Ismaili nga LPD tha se Lëvizja e Progresit Demokratik e përkrah Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës.

“I ftoj të gjithë qytetarët e fshatit Tërnoc që ditën e enjte të dalin sa më masovikisht ta përkrahin këtë listë përkundër presionit që Qeveria e Serbisë po bënë ndaj shqiptarëve të fshatit Tërnoc”, tha ai.

Të enjten vendvotimi numër gjashtë te shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, do të jetë i hapur në orën 7 dhe qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 20:00./rtk/

Gjithashtu lexoni:

Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruajnë një bashkëpunim, vlen për sezonin veror

Mbi 22 mijë franga të fshehura në trup, kapen në portin e Durrësit dy kosovarë me para të padeklaruara

Kampionati i Kitesurf-it në Durrës, Sako: Mbi 30 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni

Dyshohet se është vjedhur në Greqi, sekuestrohet skafi në Sarandë

TAGGED: koalicioni, qytetaret, zgjedhjet Bujanoc
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan
20:01 -30/06/2025
Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës
19:25 -30/06/2025
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
18:52 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?