Shfaqja “Makbethi” e cila u paralajmërua sezonin e kaluar do të luhet premierë më 1 tetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Përgatitjet e shfaqjes filluan në maj të këtij viti. “Makbethi” i William Shakespeare nen regji të Qendrim Rijanit vjen me kastën e aktorëve që tashmë dihen cilët janë.
Aktorët që do të luajnë janë: Luan Jaha, Ermal Sadiku, Tristan Halilaj, Adrian Morina, Shkumbin Istrefi, Gresa Pallaska, Ilire Vinca, Shpejtim Kastrati, Basri Lushtaku etj
Kujtojmë që premiera e parë [për këtë sezon në TKK ishte “Martesa” me regji të Norbert Rakowski.


