KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MD-ja tentoi me Polici t’i marrë lëndët e përmbaruesit Ilir Mulhaxha, ky i fundit thotë se vendimi është i kundërligjshëm
Siguri

MD-ja tentoi me Polici t’i marrë lëndët e përmbaruesit Ilir Mulhaxha, ky i fundit thotë se vendimi është i kundërligjshëm

Kosova News
Kosova News 13:07 -07/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni ad-hoc i formuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën ka tentuar që të zbatojë vendimin për marrjen e lëndëve të përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, tashmë të shkarkuar dhe bartjen e tyre tek përmbaruesit tjerë në territorin e Prishtinës.

Për zbatimin e këtij vendimi, Komisioni i Ministrisë ka shkuar bashkë me Policinë e Kosovës. Por, megjithëkëtë transferimi i lëndëve nuk ka ndodhur, kurse Mulhaxha vendimin e ka quajtur të paligjshëm.

“Këta tash po i shihni edhe forca speciale na kanë ardhë edhe me hetues policorë, po insistojnë se kinse na po e pengojmë kryerjen e detyrave zyrtare, ata janë ardhë veç me një qëllim të keq”, ka thënë Mulhaxha.

Ai ka shtuar se kanë kundërshtuar ligjshmërinë e këtij aktit administrativ, pasi sipas tij s’ka mbështetje ligjore duke paralajmëruar padi të re me masë të përkohshme ndaj këtij vendimi.

Eros Gashi nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se përmbaruesi i shkarkuar në vazhdimësi ka gjetur arsyetime për zvarritjen e transferimit të lëndëve dhe se prezenca e Policisë ka qenë e domosdoshme që Komisoni të ketë qasje në zyrat e tij dhe të sigurohet prezenca e tij, raporton Betimi për Drejtësi.

Gashi ka thënë se Mulhaxha ka gjetur arsyetime se do të udhëtojë jashtë vendit për shkaqe shëndetësore, por se është zotuar para Komisionit se më 18 shtator do ta mundësojë transferimin e lëndëve.

Por, kështu nuk thotë Mulhaxha i cili thotë se do pres drejtësinë të marrë një vendim dhe se tendencat janë për ta shantazhuar dhe frikësuar atë.

“Unë tash jam në pritje të drejtësisë, sepse këta nuk e dinë as qysh zbatohet ky vendim, këta mas pari s’munden me pas qasje në llogarinë time, s’kanë qysh i transferojnë mjetet e debitorit që janë dëmtu në këtë proces”, ka thënë ai.

Ai tha se në llogarinë e tij janë grumbulluar 86 mijë euro dhe se Ministria nuk ka rregullore dhe mekanizma për të bërë bartjen e tyre dhe ta zbatojnë vendimin.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë më 28 shkurt të këtij viti kishte marrë vendim për të pushuar nga detyra e përmbaruesin privat Mulhaxhën, me arsyetimin se Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privatë, ka gjetur shkelje disiplinore ndaj tij

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kosova News 07/09/2023 07/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?