Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur në Plazhin e Madh në Ulqin.
Emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes por që nuk ka arritur ta kthejë atë në jetë, raporton Vijesti, përcjell KosovaNews.
Ai deri në breg pa shenja jete, është nxjerrë nga një pushues tjetër nga Kosova.
12-vjeçari për pushime në Ulqin kishte shkuar me vëllanë dhe bashkëshorten e tij.
Vijesti më pas ka raportuar se tragjedia ka ndodhur të mërkurën, më 3 gusht.


