KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllja e Klan Kosovës, vijnë reagimet kundër vendimit
Lajme

Mbyllja e Klan Kosovës, vijnë reagimet kundër vendimit

Kosova News
Kosova News 19:26 -28/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosova lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit së televizionit. Për këtë vendim kanë reaguar  diplomat e përfaqësues organizatash të gazetarëve, si dhe lider të partive politike opozitare.

Përfundimisht Klan Kosovës i pezullohet certifikata e biznesit, mund të ankohet në gjykatë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur brengën lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta mbyllur Klan Kosovën. “Shumë shqetësuese. Mbyllja e një prej medieve më të mëdha në Kosovës do të ishte një goditje e rëndë për lirinë e medieve”, ka thekuar Rohde.

Qendra Evropiane për Shtyp dhe Liri të Medias ka reaguar ndaj vendimit të MINT-it për të refuzuar ankesën e Klan Kosovës në ARBK në lidhje me certifikatën e biznesit.

Vendimi i sotëm, sipas kësaj organizate, është “i paprecedent” në historinë e re të Kosovës. Aty i bëhet thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kompetente.

“Kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e mediave dhe dërgon një mesazh të qartë për mediat tjera. I bëjmë thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kombëtare”, thuhet në reagimin e kësaj organizate në Twitter.

Organizata në fjalë thotë se është e tmerruar me vendimin e MINT-it.

“Jemi të tmerruar që mësuam se Ministria e Tregtisë në Kosovë ka përfunduar sot të gjithë hapat e nevojshëm për mbylljen e medias më të madhe private në vend, Klan Kosova”, ka thënë Qendra Evropiane për Shtyp dhe Liri të Medias në një reagim në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, vendimin e sotëm të MINT-it për të refuzuar ankesën e Klan Kosovës në ARBK, e ka quajtur “ditë të zezë të censurës shtetërore”.

“Ditët e zeza të censurës shtetërore janë mbi Kosovën”, thotë Gutierrez në një postim në Tëitter.

“Qeveria e Albin Kurtit po e zhyt vendin në iliberalizmin më konservator, me përçmimin më të madh të vlerave të BE-së”, tha Gutierrez.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Krasniqi tha se vendimi i qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike mbi të cilat është ngritur shteti i Kosovës.

“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë. Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon”, tha Krasniqi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mbyllja e Klan Kosovës është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë.

“Është sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë. Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë. Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku ka ftuar organet e drejtësisë që ta bëjnë punën e vet dhe ta mbrojnë demokracinë.

Edhe  kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Ai ka theksuar se nuk mbyllen mediat në një vend evropian, teksa shtoi se “nuk jemi Kore e Veriut”.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë”, ka theksuar Haradinaj.

Kundër këtij vendimi kanë dal edhe gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Kosova News 28/07/2023 28/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?