Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në mbrëmjen e së mërkurës ka filluar aksionin për inspektimin e operatorëve ekonomik të cilët ushtrojnë aktivitetin tregtar –Mirëmbajtje Trupore (masazha), transmeton KosovaNews.
Sipas njoftimit të Minnistrisë së Industrisë, aksioni u zhvillua nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, dhe në mbështetje të Inspektorëve të Administratës Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, me çrast janë inspektuar 53 operator ekonomik të cilët e zhvillojnë veprimtarinë brenda territorit të Komunës së Prishtinës .
Aksioni i dates 07.12.2022, ka rezultuar me mbyllje të përkohshme të 44 operatorëve ekonomik, nga 53 sa u inspektuan, për shkak të mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.
Po ashtu, është bërë e ditur se inspektimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ketë masa ndëshkuese konform ligjeve në fuqi./KosovaNews.












