KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllet Seminari i 43-të ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Kulturë

Mbyllet Seminari i 43-të ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

KosovaNewss
KosovaNewss 18:30 -29/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Është mbyllur të premten, më 29.08.2025, Seminari i 43-të ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Për 12 ditë me radhë edicioni i sivjetmë i këtij Seminari mblodhi studiues, profesorë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët merren apo janë të pasionuar pas gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Gjatë Seminarit pati diskutime të rëndësishme shkencore, ligjërata, tryeza, referime e aktivitete të tjera kulturore.Në ceremoninë mbylljes së Seminarit, drejtoresha Lindita Sejdiu falënderoi pjesëmarrësit për kontributin e vyer që ata sollën dhe frymën bashkëpunuese që, siç tha ajo, e karakterizon këtë ngjarje.

“Përmes kumtesave, diskutimeve, tryezave, ligjëratave të ndryshme, ky Seminar ka dëshmuar edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e albanologjisë dhe të studimeve që e shoqërojnë këtë fushë”- tha ajo, duke shtuar se njohuritë dhe mësimet që seminaristët morën do të mbeten një bazë e çmuar për hulumtime të mëtejme akademike.

Seminari i 43-të ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturë Shqiptare ka nisur më 18.08.2025, ndërsa kanë marrë pjesë rreth 200 seminaristë nga vende të ndryshme.Gjatë këtij seminari janë mbajtur kurse të gjuhës shqipe për pjesëmarrësit e huaj, ligjërata, referime, tryeza e sesione shkencore.

Temat boshte të Seminarit këtë edicion u fokusuan në zhvillimet aktuale, qoftë në leksik, në ndikimin apo përdorimin e shqipes në rrjetet sociale dhe postmodernizmin në letërsinë shqipe.“Zhvillime aktuale lidhur me leksikun e shqipes” dhe “Shqipja në rrjetet sociale” ishin temat nga fusha e gjuhësisë.

 Ndërsa në sesionin e letërsisë u diskutua mbi “Postmodernizmin në letërsinë shqipe”.HistorikuSeminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 në Fakultetin e Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës.Seminari ka zhvilluar gjithsej 42 sesione deri tash. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet serbe.Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Nga viti 2000 Seminari vepron sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.Më 2020 qe ndërprerë aktiviteti, për shkak të pandemisë Covid-19.

Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiues/e që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Gjithashtu lexoni:

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

KosovaNewss 29/08/2025 29/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?