KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllet për publikun seanca ndaj të akuzuarës për vrasjen e bashkëshortit në Francë
Siguri

Mbyllet për publikun seanca ndaj të akuzuarës për vrasjen e bashkëshortit në Francë

Kosova News
Kosova News 10:58 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më kërkesë të të akuzuarës Suzana Zogiani-Sekiraqa është mbyllur për publikun seanca e sotme, në rastin ku e njëjta po akuzohet se vrau në mënyrë mizore bashkëshortin e saj A.S., në Francë duke e goditur me sëpatë.

Mbylljen e seancës e ka mbështetur edhe mbrojtësja e të akuzuarës avokatja, Kosovare Kelmendi, me arsyetimin se ka të bëjë me mbrojtjen e interesave të fëmijëve dhe po ashtu me mbrojtjen e  jetës personale dhe familjare së palës së dëmtuar dhe të akuzuarës.

Një kërkesë e tillë është aprovuar nga gjykatësi Avni Syla, ndërsa seanca e mbyllur është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitareve.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 17 dhjetor 2019, Suzana Zogiani-Sekiraqën e kishte shpallur fajtore për vrasje të rëndë dhe të njëjtën e kishte dënuar me 25 vjet burgim,

Lidhur me këtë vendim, ankesë kishin parashtruar dy palët mirëpo më 3 korrik 2020, Gjykata e Apelit përmes aktgjykimit  i refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe e vërtetoi aktgjykimin e Themelores, pasi që konsideroi se gjykata e shkallës së parë qasjen ndaj fakteve vendimtare e kishte të drejtë dhe të ligjshme.

Më 28 tetor 2020, e akuzuara përmes mbrojtësit të saj parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër dy aktgjykimeve të lartcekura, duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale si dhe shkelje të Ligjit Penal, shkruan Betimi për Drejtësi.

Mirëpo, më 28 prill 2021, Gjykata Supreme përmes aktgjykimit refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga parashtruesja e kërkesës.  Andaj, e njëjta iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të anulohen aktgjykimet e gjykatave të rregullta, në mënyrë që të “krijohen kushte për gjykim të drejtë dhe të paanshëm”.

Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit të 7 gushtit 2023 ka vendosur të shpallë të pavlefshme aktgjykimet e gjykatës Themelore, asaj të Apelit dhe Gjykatës Supreme, duke e kthyer kështu rastin në rivendosje në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 shkurt 2019, Zogiani-Sekiraqa, akuzohet se më 21 nëntor 2018, rreth orës 08:30, në banesën e saj në Dole të Francës ku ishin duke jetuar se bashku me bashkëshortin e saj A.S, tani të ndjerin, me dashje e ka privuar atë nga jeta në mënyrë mizore.

Prokuroria pretendon se Zogiani këtë veprim e kishte kryer duke e goditur me mjet të mprehtë – sëpatë të paktën 11 herë në pjesë të ndryshme të qafës.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 16/11/2023 16/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?