KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllet Kopshti Zoologjik në Shkup, dyshohet për grip të shpezëve
Rajon

Mbyllet Kopshti Zoologjik në Shkup, dyshohet për grip të shpezëve

Kosova News
Kosova News 12:51 -20/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kopshti Zoologjik në Shkup është mbyllur nga mëngjesi i së dielës për shkak të dyshimeve për grip të shpezëve.

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë duke kryer hetime dhe ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari konfirmuan se inspektorët janë duke bërë kontrolle. Deri më tani, nuk është dhënë asnjë këshillë nëse vizitorët duhet të bëjnë ndonjë kontroll mjekësor

Nga ana tjetër, në një komunikatë nga Kopshti Zoologjik thuhet se inspektorët kanë hyrë në kopshtin zoologjik pa urdhër dhe kanë vrarë disa zogj. Nga aty njoftojnë edhe për kallëzim penal ndaj drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe inspektorëve.

“Nga mëngjesi i sotëm, pa urdhër, vendim, apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar nga persona me armë hynë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe masakruan zogjtë. Pa justifikim këta persona me urdhër të drejtorit të AUV-së dhe pa prova deri në këtë moment vranë disa dhjetëra zogj që shëtisnin lirshëm në kopshtin zoologjik. Fjala është për speciet dekorative të patave dhe rosave që jetojnë në parkun e qytetit, dhe kanë qasje natyral në kopshtin zoologjik nga parku i qytetit”, thuhet në njoftim, shkruan Alsat M.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari nuk iu përgjigjën akuzave të Kopshtit Zoologjik.

Ish-drejtori i kopshtit zoologjik, Gjorgi Galetanovski, ka konfirmuar se inspektorët janë në terren dhe ka treguar se personat që kanë qenë të pranishëm në kopshtin zoologjik sot në mëngjes janë evakuuar.

“Me sa di unë ka inspektorë nga AUV, nga shëndetësia nuk e di nëse ka të pranishëm. Po punohet në terren, le të shpresojmë që të mos jetë gripi i shpendëve, por siç e kuptova është bakter vdekjeprurës”, ka thënë Galetanovski. 

Shoqata për mbrojtje të kafshëve, “Anima Mundi” ka reaguar në lidhje me mënyrën se si janë asgjësuar shpezët në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, pas konstatimit të autoriteteve për praninë e gripit të shpezëve, respektivisht virusit H5N1.

Nga kjo shoqatë thonë se është bërë terror dhe masakër ndaj shpezëve, ndërsa nuk besojnë se ka prani të gripit të shpezëve, deri në publikimin e dokumentacionit përkatës nga autoritetet.

“Ndonëse në Maqedoni nuk është vërejtur asnjë rast i gripit të shpezëve dhe virusi i gripit të shpezëve është pothuajse pa asnjë rrezik për shëndetin e njeriut, vetëm në një ditë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit është bërë masakër mbi shpezët”, thuhet ndër të tjera në reagimin e “Anima Mundi”.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Kosova News 20/10/2024 20/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?