Kryeministri Edi Rama në 62-vjetorin e tij ka ndarë një foto të tij të krijuar me IA teksa ai shihet i veshur me një kostum rozë në krah të një flamingoje.
Ai ka falenderuar të gjithë personat që e kanë uruar teksa sa i përket sharjeve ndaj tij Rama shkruan se ‘urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot’.
“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.
E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkruan ai.



