KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbrojtja e Hajdarit “përplaset” me prokurorin: Dokumentet e rezervave nuk guxon t’i prekë askush pa certifikatë sigurie
Siguri

Mbrojtja e Hajdarit “përplaset” me prokurorin: Dokumentet e rezervave nuk guxon t’i prekë askush pa certifikatë sigurie

Kosova News
Kosova News 11:09 -13/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Seanca gjyqësore në lidhje me rezervat shtetërore, ku është e përfshirë ministrja Rozeta Hajdari, ka nisur me tensione të dukshme mes prokurorisë dhe mbrojtjes, kryesisht mbi qasjen në dokumentet e klasifikuara dhe mundësinë që seancat të jenë të hapura për publikun.

Prokurori i çështjes ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe ka kërkuar që të gjitha seancat të jenë të hapura për publikun dhe mediat. Ai ka shtuar se mbyllja e seancave duhet të ndodhë vetëm në raste të veçanta, si kur shqyrtohen pjesë të aktakuzës që përmbajnë informacione sekrete ose gjatë dëshmive të dëshmitarëve anonimë.

Nga ana e saj, mbrojtja e ministres Hajdari, përfaqësuar nga avokati Florent Latifaj, ka kundërshtuar fuqishëm këtë qëndrim. Sipas tij, dokumentet në fjalë përbëjnë sekret shtetëror dhe nuk mund të aksesohen nga persona që nuk kanë certifikatë sigurie.

“As ne avokatët, as policët nuk kemi të drejtë t’i shohim këto dokumente. Madje, sipas ligjit, qasje nuk duhet të ketë as prokurori dhe as gjyqtari”, ka deklaruar Latifaj në seancë.

- Reklamë -

Mbrojtja është thirrur në një mendim të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri (AMIK), sipas të cilit personat pa certifikatë sigurie nuk guxojnë të kenë qasje në dokumente të klasifikuara. Po ashtu, Latifaj ka theksuar se materialet mund të shqyrtohen nga gjykata vetëm pas deklasifikimit të tyre nga institucioni përkatës.

Sipas mbrojtjes, trajtimi i këtyre dokumenteve në seanca të hapura, apo qasja e palëve të paautorizuara, përbën shkelje serioze të rregullave të sigurisë kombëtare.

“Po tentohet që dokumentet të na jepen edhe neve, që edhe ne të bëhemi pjesë e një procesi të paligjshëm që përbën edhe vepër penale. Konsideroj që pa u bërë deklasifikimi i dokumenteve, asnjë seancë të mos mbahet e hapur”, ka thënë Latifaj.

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Kosova News 13/01/2026 13/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?