KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MBPZhR demanton raportimin e pavërtetë të Koha Vizion: Renovimi i objektit u manipulua në media
Lajme

MBPZhR demanton raportimin e pavërtetë të Koha Vizion: Renovimi i objektit u manipulua në media

Kosova News
Kosova News 11:56 -20/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka reaguar ndaj artikullit të publikuar nga Koha Vizion, me titull “Shteti pagoi 66 mijë euro për t’i hequr mobiliet nga ndërtesa ku e kishte selinë AAK-ja”, i transmetuar më 19 mars 2025 dhe i publikuar në portalin koha.net.

Ministria demanton fuqishëm këtë raportim, duke e cilësuar atë si të pavërtetë, tendencioz dhe keqinformues për opinionin publik. Artikulli në fjalë nuk pasqyron saktësisht faktet dhe ka shtrembëruar realitetin, duke ndërtuar një narrativë të rreme mbi procesin e renovimit të objektit në Ulpianë, i cili aktualisht është në shfrytëzim nga MBPZhR-ja.

“Në vijim, paraqesim në mënyrë kronologjike faktet lidhur me projektin “Renovimi i objektit të MBPZhR-së në Ulpianë për pjesën që aktualisht është në shfrytëzim nga MBPZhR”:

Me Vendimin e datës 08.07.2024, për dorëzimin–pranimin e çelësave të objektit të MBPZhR-së, komisioni në përbërje të dy anëtarëve nga MBPZhR-ja dhe një përfaqësues nga AAK-ja, realizoi pranim-dorëzimin e çelësave të objektit të MBPZhR-së, i cili deri në këtë datë ishte në shfrytëzim nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bazuar në një kontratë.

Me qëllim të akomodimit të zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në këtë objekt, që është pronë e MBPZhR-së, dhe për të shmangur shpenzime të panevojshme për qira, është iniciuar procedura e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë që do të rinovonte objektin. Kjo, për të krijuar kushte të përshtatshme pune, pasi objekti është dorëzuar në gjendje të mjerueshme. (Bashkëngjitur gjeni faktet përmes fotografive).

Para se të hapej procedura tenderuese për renovimin e objektit, MBPZhR angazhoi Operatorin Ekonomik “Primo Studio”, i cili ishte i detyruar të hartonte projektin ekzekutiv sipas Nenit 28, paragrafit 10 të LPP-së, skicat projektuese, si dhe paramasën dhe parallogarinë me çmime bazuar në analizën dhe hulumtimin e tregut për renovimet e nevojshme. Dokumentet u dorëzuan në dy kopje fizike dhe elektronike.

Pas sugjerimeve profesionale, u iniciua projekti “Renovimi i objektit të MBPZhR-së në Ulpianë”. Në kuadër të këtij projekti janë realizuar edhe punimet, ndërsa përmes fotografive/dëshmive mund të shihet se fillimisht është bërë pastrimi dhe kthimi i objektit në pikën zero para nisjes së renovimit, i cili përfshiu:

Kulmin, duke përfshirë izolimin e plotë;

Dyert dhe dritaret;

Nyjet sanitare dhe banjot;

Dyshemetë;Rrjetin energjetik;

Ngrohjen qendrore dhe rrjetin e internetit, etj.

Ndërkaq, nevoja për një aneks-kontratë lindi për shkak të tre pozicioneve të domosdoshme, siç vijon:

  1. Gjatë mbulimit të kulmit me llamarinë, projektuesi kishte gabuar në matjen e gjatësisë, duke llogaritur rreth 50 metra më pak.
  2. Pas rrënimit të tavaneve të zyrave, muret ndarëse dhe korridoret nuk ishin stabile, pasi u vërejtën lëvizje dhe plasaritje. Për këtë arsye, u bë e nevojshme përforcimi i mureve me kënde çelikunpër t’i stabilizuar.
  3. Zyrat dhe korridoret fillimisht ishin planifikuar të rrafshoheshin dhe të gëlqeroheshin, por për shkak të plasaritjeve, u bë e nevojshme vendosja e një shtrese rrjete dhe gëlqerimi me mallter

MBPZhR kërkon nga redaksia e Koha Vizion që të tërheqë lajmin e publikuar dhe të publikojë reagimin zyrtar të Ministrisë në të gjitha kanalet ku lajmi është shpërndarë. Për më tepër, kërkojmë që publikut t’i ofrohen faktet dhe dëshmitë e sakta mbi këtë çështje, përfshirë dokumentacionin dhe fotografitë e punimeve të kryera.

Në vijim të këtij rasti, MBPZhR do të dorëzojë një ankesë zyrtare në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, duke kërkuar që të merren masa ndaj shpërndarjes së informacionit të pavërtetë dhe keqinformimit të publikut.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Kosova News 20/03/2025 20/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?