KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvend
Politikë

Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvend

Kosova News
Kosova News 08:57 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje.

Në rend dite të këtij komisioni është shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021.

Për këtë është e ftuar ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci. Po ashtu në këtë mbledhje do të bahet edhe shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kurse Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë në rend të ditës, takimin e anëtarëve të Komisionit me: Bujar Ejupi – Drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Naim Qelaj – Avokat i Popullit, dhe  Jeton Koca – kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton RTKlive.

Po ashtu do të ketë temë diskutimi edhe çështjen e kërkesës, peticionit të pesë grave – zyrtare në  Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara, si dhe do të ketë takim i komisionit me Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly.

Ndërkaq në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot do të ketë raportim të ministres së ekonomisë Artane Rizvanolli, lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë.

Ndërsa në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të ketë raportim i ministrit Hajrulla Çeku lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, do të ketë në rend ditë shqyrtimin e raportit  me rekomandime për Projektligjin për  ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i raportit  me rekomandime për Projektligjin për  ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i raportit  me rekomandime për Projektligjin për  ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë së Kosovës. Po ashtu do të bëhet  inicimi i procedurës  për zgjedhjen e Komisionerit  Parlamentar për Forcën e Sigurisë.

Sipas njoftimit Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të themelojë grupin punues për Projektligjin e Vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 01/11/2022 01/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?