KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 9 vjet burg për tre të akuzuarit në Prishtinë — Rrëmbyen dhe keqtrajtuan një burrë për shkak të orientimit seksual
Siguri

Mbi 9 vjet burg për tre të akuzuarit në Prishtinë — Rrëmbyen dhe keqtrajtuan një burrë për shkak të orientimit seksual

Kosova News
Kosova News 15:31 -08/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 9 vjet e gjashtë muaj burg dhe 500 euro gjobë tre të akuzuarit për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një burri.

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) ka njoftuar për vendimin e gjykatës, ndërsa ka thënë se keqtrajtimi i viktimës kishte ndodhur për shkak të orientimit të tij seksual, transmeton KosovaNews.

CSGD-ja në një komunikatë për media ka përshëndetur vendimin e gjykatës, duke thënë se kjo shënon një precedent të rëndësishëm për mbrojtjen ligjore të personave LGBTQ+ në Kosovë.

Reagimi i plotë nga CSGD-ja:

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprat penale ndaj një personi gej shënon një precedent të rëndësishëm për mbrojtjen ligjore të personave LGBTQ+ në Kosovë

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) përshëndet vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që ka shqiptuar dënime ndaj tre të pandehurve në lidhje me rastin e rrëmbimit dhe keqtrajtimit të një burri gej.

Gjykata vendosi në total prej 9 vjet e gjashtë muajsh burgim dhe një gjobë prej 500 eurosh, duke zbatuar për herë të parë veprën penale të motivuar në bazë të ORIENTIMIT SEKSUAL.

Ky vendim përfaqëson një moment kyç në avancimin e drejtësisë për viktimat e dhunës së motivuar nga urrejtja në Kosovë dhe CSGD e konsideron atë si një zhvillim pozitiv për disa arsye thelbësore, sepse:

  • Dërgon mesazh të qartë se dhuna e bazuar në orientim seksual nuk tolerohet dhe do të ndëshkohet me forcën e ligjit.
  • Vendos një precedent konkret për aplikimin e dispozitave rënduese në raste të ngjashme në të ardhmen, duke kontribuuar në mbrojtjen më të fuqishme të të drejtave të personave LGBTQ+.

Përgjatë gjithë procesit, CSGD ka mbështetur viktimën përmes ofrimit të ndihmës ligjore dhe monitorimit të rregullt të procedurave gjyqësore. Ky rast është një dëshmi e nevojës për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve të drejtësisë në luftën kundër krimeve të urrejtjes dhe në sigurimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve

Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Presidentja Osmani kërkon transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vdekjen e 27-vjeçarit

Zjarri tek ‘Kosova A’, KEK-u: Nuk ka vend për shqetësim

Kosova News 08/07/2025 08/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi
21:02 -08/07/2025
IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve
20:24 -08/07/2025
Hekuran Murati: Përparim, gënjeve që Qeveria të ka bllokuar buxhetin, të demantova me fakte dhe argumente
20:19 -08/07/2025
Ardon Pajaziti nga Premierliga transferohet te Hajduk Spliti
19:55 -08/07/2025
Ministri izraelit i mbrojtjes planifikon të zhvendosë popullsinë e Gazës në kamp në Rafah
19:48 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?