Me rastet e djeshme të infektimeve, aktualisht ka arritur në 8 mijë e 712 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dje dy persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 440 të tjerë kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Sipas raportit ditor, rastet pozitive dolën pas testimit të 3.669 mostrave apo 39.24 për qind e mostrave dolën pozitive për sëmundjen COVID-19.
Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 761 qytetarë, ndërkaq aktualisht raste aktive me koronavirus janë 8.712.
Së fundmi, Kosova ka nisur të japë edhe dozën e katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç dhe sipas të dhënave, deri më tani me dozën e katërt janë imunizuar 852 qytetarë./KosovaNews/