KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 70 për qind e qytetarëve e konsiderojnë të drejtë vendimin e Qeverisë që të shtyjë ekzekutimin e vendimeve për reciprocitet
Politikë

Mbi 70 për qind e qytetarëve e konsiderojnë të drejtë vendimin e Qeverisë që të shtyjë ekzekutimin e vendimeve për reciprocitet

Kosova News
Kosova News 12:53 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime deri me 1 shtator, ka marrë mbështetjen e qytetarëve.

Në sondazhin e Telegrafit kanë votuar 5 mijë e 552 persona, të cilët janë përgjigjur në pyetjen se si e vlerësojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës që të shtyjë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targat.

Mbi 70 për qind e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këtë sondazh konsiderojnë se vendimi i Qeverisë është i drejtë, 20 për qind e cilësojnë të gabuar, ndërsa 6 për qind kanë thënë se nuk kanë mendim mbi këtë çështje.

Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime deri me 1 shtator, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qeveria njoftoi të dielën se vendimi erdhi pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, si dhe faktorët të tjerë ndërkombëtarë.

“Kurti së bashku me Osmanin dhe zv/kryeminsitrin Bislimi e Gërvalla, kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e ekzekutivit.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Këtë vendim të Qeverisë e ka përshëndetur ambasadori Hovenier, i cili përmes një postimi në Twitter ka thënë se këto dy masa janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe se të njëjtat ishin të koordinuara me ndërkombëtarët.

“SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të ri-regjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës).

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kosova News 02/08/2022 02/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?