KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 43 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi, hetohen ndërtuesit
Botë

Mbi 43 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi, hetohen ndërtuesit

Kosova News
Kosova News 15:59 -23/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka thënë se numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji ka arritur në 43.556.

Sipas Soylu, që nga tërmeti i parë i 6 shkurtit ka pasur edhe 7.930 pasgoditje, ku më shumë se 600 mijë apartamente dhe 150 mijë ndërtesa tregtare kanë pësuar dëme.

Teksa vendi po përshpejton përgatitjet për strehimin e të prekurve nga tërmeti, ministri i Brendshëm ka njoftuar gjithashtu se pas tërmetit tragjik, Turqia do ta zgjerojë hetimin e saj ndaj kontraktuesve të ndërtimit që dyshohet se kanë shkelur rregullat e sigurisë, raporton rel.

Suleyman Soylu konstatoi se deri më tani janë identifikuar 564 të dyshuar, 160 persona janë arrestuar, dhe shumë të tjerë janë ende duke u hetuar. “Qytetet tona do të ndërtohen në vendet e duhura, fëmijët tanë do të jetojnë në qytete më të forta. Ne e dimë se me çfarë lloj prove po përballemi dhe do të dalim më të fortë nga kjo”, tha ai për transmetuesin shtetëror TRT Haber.


Në më pak se një vit, presidenti Recep Tayyip Erdogan është zotuar se të ndërtojë shtëpi për të prekurit nga tërmetet. Erdogan ka 20 vjet që është në pushtet, dhe në plan është që pas katër muajsh të mbahen zgjedhjet.

Sondazhet e kryera përpara tërmetit zbuluan se ai ishte veçse ishte nën presion nga rritja e kostos së jetesës, e cila mund të përkeqësohet tani që prodhimi bujqësor është penguar nga katastrofa.

Soylu tha se rreth 313 mijë tenda janë ngritur deri më tani, ndërsa është paraparë që 100 mijë shtëpi kontejneri do të vendosen në zonën e tërmetit.

Për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga pasojat financiare të tërmetit që goditi jugun e vendit, Turqia prezantoi një sistem të përkohshëm të mbështetjes së pagave të mërkurën dhe ndaloi pezullimet nga puna në dhjetë qytete.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballësh i 6 shkurtit shkaktoi dëme të mëdha në qindra mijëra ndërtesa dhe la miliona të pastrehë.

Sipas deklaratës së Erdogan të martën, rreth 865 mijë njerëz janë duke jetuar në tenda, 23.500 në shtëpi kontejnerë dhe 376 mijë janë duke qëndruar në bujtina publike dhe konvikte për studentët jashtë zonës së tërmetit.

Ministri i Urbanizmit i Turqisë, Murat Kurum, ka bërë të ditur se 164.000 ndërtesa, me më shumë se 530.000 banesa, janë shkatërruar apo janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Qeveria turke tashmë ka nisur proceset e kontraktimit për ndërtimin e banesave të reja në zonën e goditur, ka shtuar Kurum.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 23/02/2023 23/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?