KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 400 migrantë shpëtohen në Mesdhe
Botë

Mbi 400 migrantë shpëtohen në Mesdhe

Kosova News
Kosova News 13:02 -26/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrantë në Mesdhe gjatë dy ditëve, tha organizata SOS Mediterranee, që udhëheq këtë anije.

Operacionet e shpëtimit janë zhvilluar në ujërat ndërkombëtare afër brigjeve të Libisë dhe Tunizisë, tha organizata joqeveritare me seli në Francë.

Sipas organizatës, të enjten janë shpëtuar 272 persona nga 23 kombësi të ndryshme. Ata po udhëtonin me tri anije të ndryshme në Mesdheun qendror, që është rruga më e përdorur në botë nga migrantët.

Nga të shpëtuarit, “32 ishin të mitur të pashoqëruar, nëntë foshnja dhe pesë persona me aftësi të kufizuara”, tha organizata.

Ndërkaq, një ditë më pas janë shpëtuar edhe 166 persona të tjerë që po udhëtonin me anije të tjera.

Migrantët e shpëtuar janë evakuuar “në koordinim me rojet bregdetare italiane që ishin në zonën e kërkim-shpëtimit midis Tunizisë dhe Lampedusës”.

Ishulli italian i Lampedusës, që gjendet 145 kilometra nga Tunizia, është porti i parë për shumë migrantë që ndërmarrin rrugëtimin e rrezikshëm për në Evropë nga Afrika e Veriut.

Organizata shtoi se anija Ocean Viking është nisur drejt Gjenovës, në veri të Italisë, pasi autoritetet italiane kanë urdhëruar që anija të shkojë në këtë qytet për të zbarkuar migrantët, shkruan REL.

Të paktën 2.013 persona kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë këtij viti në përpjekje për të kaluar Mesdheun, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për migrantë.

Ky është numër më i lartë krahasuar me shifrat për gjithë vitin 2022, kur vdiqën ose u zhdukën 1.417 persona.

Në qershor, një anije u përmbyt në Mesdhe duke lënë të vdekur të paktën 82 persona. Ky ishte një prej incidenteve më vdekjeprurëse ku ishin të përfshirë migrantët.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 26/08/2023 26/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?