KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 2 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës
EkonomiSiguri

Mbi 2 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:40 -17/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Krahas trendit të emigrimit nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, numër i madh i qytetarëve po heqin dorë edhe nga shtetësia.

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti,  janar-qershor 2022, nga shtetësia e Republikës së Kosovës kanë hequr dorë 2,210 persona.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, në një përgjigje me shkrim për KosovaNews.

“Në periudhën janar-qershor 2022, janë liruar nga Shtetësia e Republikës së Kosovës 2210 persona”, deklaron Ministria e Punëve të Brendshme.

Më tej nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se arsyeja pse qytetarët po heqin dorën nga shtetësia e Kosovës është se shumë vende të Bashkimit Evropian, ku jetojnë ata nuk i lejojnë që t’i kenë dy shtetësi.

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjen MPB-së.

Sipas kësaj ministrie ata janë të obliguar të lirohen nga shtetësitë e mëparshme, nëse dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e vendit përkatës.

“Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i sajë  kanë fituar të drejtën e Fitimi të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi. Pra, arsyeja kryesore është ndalimi i dy shtetësisë në shumë vende”.

Sipas të dhënave, mesatarisht në vit nga shtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5,000 qytetarë. Trendi i lirimit nga shtetësia ka shënuar ngritje nga viti 2014.

Vendet ku qytetarët e Kosovës kanë emigruar më së shumti gjatë viteve 2010 – 2018 janë: Gjermania, Franca, Austria, Kroacia e shtete të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Kosova News 17/07/2022 17/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?