KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën
Siguri

Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën

Kosova News
Kosova News 14:22 -23/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbeturinat në kryeqytetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen qytetarët çdo ditë.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve, situata në disa lagje të Prishtinës mbetet alarmante.

Në lagjen Bregu i Diellit, konkretisht në rrugën “Xheladin Hana”, kontejnerët janë të mbingarkuar me mbeturina, duke shkaktuar jo vetëm ndotje vizuale, por edhe erë të rëndë për banorët përreth.

Pas këtyre kontejnerëve, një tjetër kontejner është rrëzuar në tokë dhe nuk po përdoret më, duke shtuar edhe më shumë kaosin në këtë zonë.

Situata nuk është më e mirë as në rrugën B, një nga zonat më të frekuentuara të Prishtinës, ku ndodhen shumë biznese dhe banorë. 

Pavarësisht kësaj, në këtë rrugë janë vendosur vetëm dy kontejnerë, të cilët janë të mbingarkuar me mbeturina pothuajse gjatë gjithë kohës, duke mos përmbushur nevojat e kësaj zone të dendur.

Për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturinat, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet disa ditë më parë.

Si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar situatën, komuna ka dhuruar gjashtë kamionë të rinj për kompaninë “Pastrimi”.

Gjithashtu, janë siguruar 2,500 kontejnerë të rinj, por këta ende nuk janë shpërndarë nëpër lagjet e kryeqytetit.

Për të adresuar këtë krizë, duke filluar nga muaji mars, pesë kompani private do të angazhohen në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse këto masa do të jenë të mjaftueshme për të zgjidhur problemin e mbeturinave në Prishtinë, apo nëse qytetarët do të vazhdojnë të përballen me këtë sfidë në jetën e tyre të përditshme.

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 23/02/2025 23/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?