KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbahet seanca e radhës në rastin e Banjskës
Siguri

Mbahet seanca e radhës në rastin e Banjskës

Kosova News
Kosova News 08:32 -24/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Seanca është paraparë të mbahet në orën 9:00. 

Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Ndërsa dëshmitari Rade Nedelkoviq, i cili ishte roje në hotelin “Rajnska Banjska”, gjatë dëshmisë së tij të martën ka treguar se si katër persona e kishin sjellë ditën kritike një të plagosur në hotel. 

Nedelkoviq, ka thënë se disa prej anëtarëve të grupit janë akomoduar në hotelin ku ai ka punuar. Bashkë me ta, ka thënë se ka qenë edhe një person i plagosur.

Ai ka thënë se ka qenë i detyruar t’i lëshojë se kanë qenë të armatosur dhe nuk ka guxuar t’i refuzojë. Ka deklaruar se nuk e di kush kanë qenë sepse sipas tij, kanë qenë me maska.

Prokurori e ka pyetur dëshmitarin se a e njeh Milan Radojqiqin. Dëshmitari tha se ka dëgjuar për të por që asnjëherë se ka parë. Prokurori e pyeti se a ka qenë Radojqiq ndonjëherë ne hotelin e tij.

“Mendoj se një herë ka qenë, sepse ai edhe nëse vinte, vinte pak si më ndryshe”, u përgjigj dëshmitari.

“A mendoni se ka qene organizator i këtij grupi”, vazhdoj prokurori special.

“Po ai vet e ka pranuar, çfarëdo qe mendoj unë, a i e ka marrë përgjegjësinë në vete. Ai vet nuk kishte guxuar ta bënte këtë gjë”, deklaroi dëshmitari.

Të martën ka dëshmuar edhe Halim Behramaj. Ai ka thënë se punon polic hetues në njësinë e trafikut në Mitrovicë.

“Rreth orës 2 përmes radiolidhjes një njësi kufitare ka njoftuar se në Banjskë është vendosur një barrikadë. Dy njësi kanë vazhduar menjëherë në atë drejtim, pas 2 minutave unë me kolegun Avni Shala, kemi vazhduar prapa tyre, nëse kanë nevojë për asistim. 500-600 metra pa shku në fshatin Banjskë, jemi taku me ta dhe vazhduam në drejtim të Banjskës. Kanë qenë tri vetura policore… pasi kemi arritur në fshatin Banjskë, ne kemi qenë 30 metra larg barrikadës(vetura jonë e treta). Jemi dalë prej veturës, policët që kanë qenë në veturën e parë kanë arritur te barrikada. Në atë moment polici Elez Peci na ka tërheq vërejtjen se mund të jetë kurth dhe kemi fillu të shpërndahemi”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në vendin ku ka qenë barrikada ka pasur ndriçim të plotë, ndërsa në fshat errësirë totale.

Gjithashtu lexoni:

Dalin rezultatet e para

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, nis numërimi i votave

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

Kosova News 24/07/2025 24/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
19:43 -07/06/2026
Dalin rezultatet e para
19:39 -07/06/2026
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara
19:31 -07/06/2026
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
19:23 -07/06/2026
Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, nis numërimi i votave
19:20 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?