KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli: Përmes KREN synojmë që të nxisim inovacionin dhe të zhvillojmë një infrastrukturë me shërbime të avancuara për institucionet e arsimit
Ekonomi

Rizvanolli: Përmes KREN synojmë që të nxisim inovacionin dhe të zhvillojmë një infrastrukturë me shërbime të avancuara për institucionet e arsimit

Kosova News
Kosova News 16:47 -16/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ambientet e Universitetit të Prishtinës është mbajtur Konferenca e Parë e Përdoruesve të Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN), e cila do t’i shërbejë komunitetit për hulumtim, edukim si dhe përdoruesve të KREN për rrjetëzim, informim dhe zhvillim.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ndër të tjera është ngritja dhe zhvillimi i komunitetit të hulumtimit dhe edukimit në Kosovë, i cili qëllim është bërë i mundur falë një pune shumë e madhe e përbashkët nga Ministria e Ekonomisë, konkretisht projektit Ekonomia Digjitale e Kosovës (KODE), KREN dhe nga Banka Botërore.

KREN ka arritur të centralizojë komunitetin e studentëve, studiuesve dhe stafit akademik në Kosovë, duke e lidhur Kosovën me Shoqatën pan-evropiane, GÉANT.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pohoi se rrjeti KREN përmes shtrirjes së infrastrukturës fikse, është njëri prej kontribuuesve të zhvillimeve në arsim ku përmes funksionimit efektiv të tij, synojmë që të nxisim inovacionin dhe të zhvillojmë një infrastrukturë me shërbime të avancuara për institucionet e arsimit të lartë dhe të shkollave të mesme e fillore në të ardhmen e afërt; si dhe të fuqizojmë universitete në Kosovë nga aspekti i ofrimit të mundësive teknologjike në arsim dhe hulumtim​.

Ajo në fund tha se, së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, janë duke punuar për sigurimin e qasjes në internet brezgjerë dhe instalimin e rrjeteve të brendshme për shkollat e mesme dhe fillore në Kosovë, dhe ndërlidhjen e secilës së tyre në KREN.

Ndërsa, ndër shërbimet e KREN-it për komunitetin e saj, janë:

· Qasje në infrastrukturë si shërbim – qendra e të dhënave – për hapësirë në lidhje me përdorimin e makinave virtale;

· Resurseve të ndryshme procesorike që ju nevojiten profesorëve e hulumtuesve;

· Qasje në platformën Moodle;

· Qasje në internet të dedikuar me shpejtësi e siguri të lartë brenda dhe jashtë kampuseve të universiteteve;

· Ruajtje të të dhënave;

· Licenca Office 365 dhe të ngjashme.

Në Konferencë kanë marrë pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve arsimore e shkencore në vend dhe rajon.

Gjithashtu lexoni:

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Kosova News 16/05/2023 16/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?