KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbahet java e kulturës së Kosovës në Portugali – Delagacioni i Kosovës pritet nga kryetari i Parlamentit të Portugalisë
Kulturë

Mbahet java e kulturës së Kosovës në Portugali – Delagacioni i Kosovës pritet nga kryetari i Parlamentit të Portugalisë

Kosova News
Kosova News 17:00 -21/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë qëndrimit në Portugali, delegacioni i Kosovës, i cili përbëhet nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu është pritur në Lisbonë nga kryetari i Parlamentit të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës që po mbahet në Portugali nga 19 deri më 24 mars.

“Ministrja Gërvalla shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira dhe nivelin e bashkëpunimit mes Portugalisë dhe Kosovës, veçanërisht në fushat si kultura, arsimi dhe turizmi. Ajo gjithashtu vuri në pah mbështjetjen e fuqishme të Portugalisë në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës duke shprehur falënderim të veçantë për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e javës së kulturës së Kosovës në Portugali”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Zëvëndësministrja Gërvalla dhe kryetari i Parlamentit të Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva.

Kreu i Parlamentit të Portugalisë ka shprehur vlerësimin e tij për lidhjet e forta dypalëshe mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe dialogut për të adresuar sfidat e përbashkëta si siguria, sundimi i ligjit dhe perspektiva evropiane jo vetëm për Kosovën por për rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

“Takimi i ngrohtë dhe miqësor përfundoi me dakordimin për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve dhe në mënyrë të veçantë mes dy parlamenteve për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe për të promovuar prosperitetin dhe zhvillimin e ndërsjelltë”, thuhet tutje në njoftimin e MPJD-së.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 21/03/2023 21/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?