KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mazreku: Mosanëtarësimi në OKB, pengesa e vetme për `Kartonin e Gjelbër`
Siguri

Mazreku: Mosanëtarësimi në OKB, pengesa e vetme për `Kartonin e Gjelbër`

Kosova News
Kosova News 15:50 -27/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mosanëtarësimi në OKB, paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të pamundur të jetë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e ka të pamundur të jetë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Kështu tha për Radio Kosovën drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, i cili tha se janë plotësuar të gjitha kushtet teknike në këtë drejtim.

“Byroja e Kosovës i ka të rezervuara rreth 7 milionë euro edhe pse kjo shumë është më e madhe se ajo që kërkohet nga Këshilli i Byrove, mirëpo duke qenë se nuk jemi pjesë e OKB-së nuk po mundemi të bëjmë zgjidhje për sa i përket Kartonit të Gjelbër”, tha ai.

Mazreku tha se është tentuar përmes një shteti tjetër për të qenë pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër, por nuk ka qenë e mundur për shkak të problemeve politike. 

 “Ne kemi tentuar përmes një shteti tjetër mirëpo Këshilli i Byrove po thotë ju keni probleme politike”, theksoi ai.

Sipas Mazrekut, Kosova në këtë mënyrë mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk është anëtare e Këshillit të Byrosë Evropiane, edhe pse i ka plotësuar kushtet teknike.      

“Duke qenë se Kosova është shtet i ri dhe ka probleme me mosnjohje nga disa shtete përreth po ashtu ka probleme politike të cilat nuk e kanë mundësuar që Kosova të jetë pjesë e OKB-së. Ne jemi angazhuar që gjatë këtyre dy viteve ato që janë teknike t’i plotësojmë”, tha ai.

Mazreku më tej tha se tashmë janë duke pritur një raport nga Këshilli i Byrove. Ai tha se duhet gjetur ndonjë variant tjetër për të qenë pjesë e këtij Këshilli. Kartoni i Gjelbër është një certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve, e cila pranohet nga autoritetet e të 47 vendeve, ku Kartoni i Gjelbër është i vlefshëm.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Kosova News 27/08/2023 27/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?