KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mashtrim në testet për patentë shofer në Pejë, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave
Siguri

Mashtrim në testet për patentë shofer në Pejë, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave

Kosova News
Kosova News 11:34 -11/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procesin e nxjerrjes së patentave të vozitjes.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.R., në cilësinë e ekzaminerit, dyshohet se ka ndihmuar disa kandidatë duke u treguar pyetjet e sakta gjatë testimit teorik për patentë shofer, që nga 18 korriku deri më 22 shtator 2022 në Pejë. Kjo i ka mundësuar kandidatëve të kalojnë provimin teorik në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, i pandehuri L.G., asistent administrativ në njësinë për patentë shofer, dyshohet se ka lejuar kandidatët të paraqiten në provim pa bërë pagesën e duhur, duke shfrytëzuar fletëpagesën e provimit të kaluar.

Ndërkohë, tre të pandehurit e tjerë, D.T., A.A. dhe F.T., instruktorë profesionalë të auto-skolës në Deçan, dyshohen se kanë falsifikuar orët e trajnimit për kandidatët që nuk kanë qenë në Kosovë, duke i ndihmuar të marrin provimin për patentë shofer në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokurori ka kërkuar jo vetëm dënimin e tyre, por edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike dhe profesionit.

Prokuroria Themelore në Pejë thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe ndjekjen e personave përgjegjës sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Kosova News 11/08/2025 11/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
13:35 -24/07/2026
Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë
12:26 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?