KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MASHTI hapi rrugë të jepen pagat – Deklarata e Jasharajt mund t’i lë mësimdhënësit pa rroga
Arsim

MASHTI hapi rrugë të jepen pagat – Deklarata e Jasharajt mund t’i lë mësimdhënësit pa rroga

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 08:38 -05/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), njoftoi dje se orët e humbura gjatë grevës në arsim, do të zëvendësohen dhe për këtë ministrja Arbërie Nagavci tha se i ka Ministrisë së Financave, që të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans për mësimdhënësit që do të respektojnë këtë vendim.

Por kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka dhënë një deklaratë që mund të rrezikojë e t’i lë mësimdhënësit pa paga.

AKK kërkon ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, nuk përmend deklaratën problematike të Jasharajt

Jasharaj ka thënë ka thënë të martën se mësimdhënësit në vend nuk do ta respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për zëvendësim të orëve të humbura si pasojë e grevës.

Në Interaktiv të KTV-së, Jasharaj ka thënë se vendimi ka qenë i njëanshëm.

“Për pagën për shtator qëndrimi i SBAShK-ut është i qartë, pasi që janë paguar shërbyesit civilë që ishin bashkë në grevën, ne presim që nesër ta realizojë pagën për shtator edhe për sektorin e arsimit. S’mund të ketë ligj që për dikë lejuaka, e për dikë jo. Pasi që të bëhet kjo, sepse pezullimi u bë për hir të nxënësve e prindërve, me rezultat të ngushtë, ministrja Nagavci duhet të dërgojë mesazhe pozitive e duhet të ndihet keq si ministre kur ka parë se sektori i shërbyesve civilë që ishin bashkë në grevë dhe kanë marrë pagën e sistemi arsimor jo. Kjo ishte thikë pas shpine për SBASHK-un pasi bëri çmos që të rikthehet mësimi në shkolla. Ministrja Nagavci duhet të angazhohet që nesër (5 tetor) të bëhet procedimi i pagave. Sa i takon orëve s’mund të sjellë vendim të njëanshëm sepse kontrata kolektive e MASHTI-t me SBAShK-un e thotë qartë se orët nuk zëvendësohen pa marrëveshje dypalëshe. Thotë qartë se nuk zëvendësohen ora e grevave, por e humbura për arsye tjera, si ajo të COVID-it”, ka thënë Jasharaj.

Ndwrkohw ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se i ka propozuar Ministrisë së Financave, që të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans për mësimdhënësit që do të respektojnë këtë vendim.

“Duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”, tha Nagavci.

Hapet rruga për pagat e mësimdhënësve, Ministria e Arsimit nxjerr vendim të ri ku parashihet edhe zëvendësimi i orëve

Sipas vendimit, tetë orë mësimore të pambajtura për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën do të zëvendësohen gjatë të shtunave. Ndërkaq, gjysmëvjetori i parë për nivelin parauniversitar do të përfundojë më 27 janar dhe pushimi dimëror do të nisë më 30 janar dhe do të zgjasë deri më 3 shkurt të vitit 2023, raporton KosovaNews.

Gjysmëvjetori i dytë për vitin shkollor 2022-2023 do të nisë më 6 shkurt dhe pesë ditët e mbetura mësimore do të mbahen gjatë pushtimit pranveror “në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar”.

Viti shkollor do të përfundojë në data të ndryshme për nivelin e arsimit parauniversitar. Maturantët do ta përfundojnë vitin shkollor më 5 qershor, klasët e nënta, dhjeta dhe njëmbëdhjeta më 27 qershor dhe parafillorët më 30 qershor të vitit 2023./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave

Kreshnik Llabjani 05/10/2022 05/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?