KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AKK kërkon ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, nuk përmend deklaratën problematike të Jasharajt
Arsim

AKK kërkon ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, nuk përmend deklaratën problematike të Jasharajt

Kosova News
Kosova News 09:57 -05/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit që ishin në grevë në shtator, ndërsa nuk është marrë fare me deklaratën problematike të kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili thotë se nuk pranon të zëvendësohen orët e humbura.   

Në një reagim të lëshuar të mërkurën, AKK thekson se me kujdes po përcjell situatën duke pranuar shqetësimet e Komunave, Kryetarëve të Komunave dhe Kolegjiumit të Drejtorëve Komunal të Arsim, për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MPFT).

“Bordi rithekson se Komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe përgjegjëse për ndalesat eventuale sipas legjislacionit në fuqi. MFTP-ja është vetëm ekzekutuese e pagesave, jo edhe ndërmarrëse e veprimeve të njëanshme pa asnjë vendimmarrje të punëdhënësit, në këtë rast Komunave. Kjo qasje e nivelit qendror është në kundërshtim me praktikat e deritanishme të bazuara në ligjet pozitive në Kosovë. Deri më tani, në asnjë rast nuk ka ndodhë të kemi ndalesa të pagave të punëtorëve të asnjë sektori me të cilin menaxhojnë komunat, pa veprimin ligjor paraprak të vetë punëdhënësit”, thuhet në reagim.

Bordi i AKK-së i bën thirrje Qeverisë të veprojë urgjentisht në procedimin e pagave sipas akteve ligjore në fuqi dhe të praktikuara deri tani.

- Reklamë -

“Komunat e Kosovës, padrejtësisht edhe kësaj radhe po goditen në këtë garë të panevojshme ku humbësit më të mëdhenj janë nxënësit e Kosovës. Mos ekzekutimi i pagave është qasje e panevojshme dhe nuk shkon në dobi të stabilizimit të procesit arsimor”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Por në gjithë reagimin e tyre, Bordi i AKK-së askund nuk përmend se çfarë duhet të ndodh me orët e humbura gjatë grevës dhe nuk merret me deklaratën problematike të kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili del  kundër vendimit të ministrisë për zëvendësimin e orëve.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), njoftoi dje se orët e humbura gjatë grevës në arsim, do të zëvendësohen dhe për këtë ministrja Arbërie Nagavci tha se i ka Ministrisë së Financave, që të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans për mësimdhënësit që do të respektojnë këtë vendim.

Por kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka dhënë një deklaratë që mund të rrezikojë e t’i lë mësimdhënësit pa paga.

Jasharaj ka thënë ka thënë të martën se mësimdhënësit në vend nuk do ta respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për zëvendësim të orëve të humbura si pasojë e grevës./KosovaNews/

Për më shumë në linkun:

MASHTI hapi rrugë të jepen pagat – Deklarata e Jasharajt mund t’i lë mësimdhënësit pa rroga

Gjithashtu lexoni:

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Anëtarësimi evropian, Samiti BE-BP”/ Presidenca ndan detaje nga takimi Haxhiu-Costa

Kosova News 05/10/2022 05/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?