KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hapet rruga për pagat e mësimdhënësve, Ministria e Arsimit nxjerr vendim të ri ku parashihet edhe zëvendësimi i orëve
Arsim

Hapet rruga për pagat e mësimdhënësve, Ministria e Arsimit nxjerr vendim të ri ku parashihet edhe zëvendësimi i orëve

Kosova News
Kosova News 16:12 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit ka marrë vendim për ndryshimin e vitit kalendarik për vitin 2022-2023.

Njoftimin e ka bërë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci e cila ka thënë se vitin kalendarik janë detyruar ta ndryshojnë për shkak të grevës së mësimdhënësve që është mbajtur gjatë muajit shtator.

Nga ky vendim, parashihet që të mbahen tetë ditë mësimit, për shkollat fillore nga klasa 1 deri në 8.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri per kalendarin e vitit shkollor dhe do ta kryejnë punën duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre kanë pasur paqartësi ligjore.

- Reklamë -

Ministria e arsimit i ka propozuar ministrisë së finanacave që t’i shqyrtojnë mundësinë e pagesës me avans ashtu që familjet e mësimdhënësve të mos mbesin pa paga deri në fund të këtij muaji.

Njoftimi i plotë:

Sot kemi nxjerrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.

Me këtë vendim do të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve.

Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:

-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;

-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;

-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;

-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.

MASHTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.

Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:

-Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;

-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;

-Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023

Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 janë të obliguara që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit të përcaktuara më UA-05/2022.

Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin më 1 shtator, vazhdojnë punën sipas UA-05/2022.

Mësimdhënësit të cilët kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 obligohen që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës në mënyrë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më datën 06.02.2023.

Institucionet e arsimit parauniversitar duhet të njoftojnë DKA-të për planifikimin e ditëve të mësimit.

Zbatimin e këtij vendimi do ta mbikqyrë Inspektorati i arsimit.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshi edhe të drejtën e pagës për ditët e grevës. Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor.

Bashkëngjitur gjeni vendimin e MASHTI:

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kurti ia bën me dije Costas: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave

Costa, Kosovës: Partneriteti ynë vjen me përgjegjësi

Pas takimit me Haxhiun, Costa i shkon Kurtit në Kryeministri

Haxhiu pret në takim presidentin e KE-së, Antonio Costa

Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?