KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAShTI demanton lajmin e portalit “Gazeta 10” se Nagavci ka shpenzuar 117 mijë euro për bileta të aeroplanit
Lajme

MAShTI demanton lajmin e portalit “Gazeta 10” se Nagavci ka shpenzuar 117 mijë euro për bileta të aeroplanit

Kosova News
Kosova News 20:08 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka reaguar ndaj shkrimit të portalit “Gazeta 10” në të cilin thuhet se Nagavci ka shpenzuar 117 mijë euro për bileta të aeroplanit.

Sipas ministrisë, ky shkrim ka pasaktësi dhe të pavërteta duke filluar që nga titulli tendencioz, ku pretendohet se ministrja Nagavci ka shpenzuar 117 mijë euro për bileta të aeroplanit.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se shkrimi i referohet tenderit të hapur nga MAShTI “Shërbime të transportit ajror për stafin e MAShTI” kontratë e cila ende nuk ka nisur të zbatohet.

Në lidhje me këtë, MAShTI njofton se do t’i drejtohet edhe Komisionit të Pavarur të Mediave.

“Tendenca e portalit në fjalë që përmes këtij shkrimi të dezinformojë publikun kinse ministrja ka shpenzuar 117 mijë euro për bileta të aeroplanit është e papranueshme. Në lidhje me këtë, MAShTI do t’i drejtohet edhe Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kontrata është nënshkruar javën e kaluar dhe mundëson realizimin e nevojave për udhëtime zyrtare të të gjithë punëtorëve të MAShTI, universiteteve, instituteve dhe agjencive vartëse të MAShTI për dy vitet e ardhshme. Buxheti i kontratës nuk ka filluar ende të shpenzohet pasi ende nuk ka pasur kërkesa për blerje të biletave.

Me gjithë kërkesat e shumta për qasje në dokumente publike dhe vështirësitë që shkakton te stafi në punën e përditshme realizimi i kërkesave, MAShTI ka qenë gjithmonë i hapur për t’iu përgjigjur medieve dhe qytetarëve, përfshirë edhe shpenzimet e ministres Nagavci.

MAShTI siguron qytetarët se, çdo cent i shpenzuar i buxhetit të Kosovës, është përdorur dhe do të përdoret sipas planifikimit dhe për këtë do të jetë i njoftuar gjithmonë opinioni public”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, arrin për vizitë zyrtare në Kosovë

ATK u bën thirrje këngëtarëve: Respektoni obligimet tatimore gjatë sezonës verore

Dosja e prokurorisë: I dyshuari për spiunazh dërgonte informacione të BIA-s për pjesëmarrësit në Siri

Policia me aksion në Prishtinë, sekuestrohen drogë, armë dhe aparate të lojërave të fatit – arrestohet një i dyshuar

Konsullata e Kosovës shpreh ngushëllime për tragjedinë në Varshavë

Kosova News 05/12/2023 05/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?