KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MASHTI akuzon kryetarin e Vitisë se për shkaqe politike bojkotoi përurimin e shkollës
Arsim

MASHTI akuzon kryetarin e Vitisë se për shkaqe politike bojkotoi përurimin e shkollës

Kosova News
Kosova News 15:55 -08/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Arsimit, Arsim Ademi, e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, se qëllimshëm bojkotoi përurimin e shkollës fillore “Halit Alidema” në Pozheran, duke u shprehur se ai ka dëshirë të sëmurë për protagonizëm.

Ai ka shkruar në Facebook se bojkoti i Halitit është vendim politik “për qëllimi të fushatës elektorale dhe i pabazuar në gjendjen reale të objektit të ri të shkollës”.


“Kjo do duhej të ishte një ditë feste për nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët pozheranas. Por, kjo festë u prish sot nga kryetari i Komunës. Me të marrë njoftimin nga ne, ai në vend se të fillonte përgatitjet për ceremoninë e përurimit, kishte mbledhur një grup politik dhe kishte marr vendim që mësimi të vazhdonte në shkollën e vjetër ashtu si më parë, dhe që të bojkotohej përurimi i shkollës.

Sigurisht që ky është një vendim politik, për qëllime të fushatës elektorale, dhe i pabazuar në gjendjen reale të objektit të ri të shkollës. Jemi të sigurt se, nëse nuk do të paralajmërohej përurimi, sot nxënësit pozheranas do të fillonin mësimin në shkollën e re. Por dëshira e sëmurë e kryetarit Haliti për protagonizëm i la edhe këtë javë nxënësit në shkollën e vjetër”, ka thënë ai në Facebook.


Sipas Ademit, shkolla është e gatshme për shfrytëzim dhe Komisioni Vlerësues kishte konstatuar se me të “gjithë vërejtjet e vogla që ishin konstatuar, mësimi mund të fillonte”.

“Me gjithë vështirësitë dhe pengesat e llojllojshme, tani më kjo  shkollë është e gatshme, dhe komisioni vlerësues kishte konstatuar që me gjithë vërejtjet e vogla që ishin konstatuar mësimi mund të fillonte, ndërkohë korigjimet e kërkuara do të bëheshin deri në fund të kësaj jave”, ka shtuar zëvendësministri.
Sot ka reaguar edhe kryetari Haliti në Facebook. Ai ka thënë se ka vizituar objektin e shkollës dhe atë çerdhes, ku është konstatuar se punimet po zhvillohen.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Kosova News 08/01/2025 08/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij
15:32 -16/06/2026
Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’
15:25 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?