KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MASHT mbështet me 3.5 milionë euro zbatimin e praktikës profesionale
ArsimEkonomi

MASHT mbështet me 3.5 milionë euro zbatimin e praktikës profesionale

Kosova News
Kosova News 10:51 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në arsimin parauniversitar shkollimi profesional paraqet sektorin me më shumë investime. Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se ka vite që kjo ministri ndan grand specifik për komuna, për zbatimin e praktikës profesionale të nxënësve në vlerë prej 3.5 milionë euro në vit.

Ndërkohë, njohësit e fushës së arsimit thonë se është e domosdoshme të rishikohen profilet, që aktualisht ofrohen nga shkollat profesionale.

Arsimi parauniversitar në Kosovë, i cili është nën menaxhimin e komunave përfshirë buxhetin, mbështetet sipas mundësive edhe nga Ministria e Arsimit. Po ashtu, arsimi dhe aftësimi profesional, mbështetet në vazhdimësi nga donatorë e partnerë zhvillimorë në shumë drejtime, që ndikon në krijimin e kushteve dhe modernizim.

Këshilltarja për media në Ministrinë e Arsimit, Edona Kutleshi-Maliqaj, tha se përveç gjashtë qendrave të kompetencës që menaxhohen nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, Ministria e mbështet edhe Arsimin e Aftësimin Profesional me mjete dhe pajisje teknologjike çdo vit, me qëllim të ngritjes së cilësisë në këtë fushë arsimore.

“MASHTI, përkatësisht Qeveria e Kosovës, ka vite që ndan grant specifik për komuna për zbatimin e praktikës profesionale të nxënësve në vlerë prej 3.5 milionë euro në vit. Departamenti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Ministrinë e Arsimit, deri tani nga buxheti i vjetor, me rreth 300 mijë euro i mbështet Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional me pajisje si dhe bursa për nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Këtë vit kemi rritje të buxhetit dhe do të vazhdojë mbështetja me theks në arsimin dual”, tha Kutleshi-Maliqaj, për rtk.

Ndërkohë, Rinor Qehaja, njohës i fushës së arsimit tha për Radio Kosovën se në arsimin parauniversitar shkollimi profesional paraqet sektorin me më shumë investime, si në infrastrukturë e zhvillim profesional, investime që vijnë edhe nga donatorët.

 “Ajo që është e rëndësishme, është që këto investime të kthehen në përfitim për nxënësit. Ai përfitim është punësimi i tyre menjëherë pas diplomimit nga shkollimi profesional. Kjo arrihet përmes profileve të përditësuara. Pra, e kemi të domosdoshme që të rishikojmë profile që aktualisht ofrohen nga shkollat profesionale. Ajo që dëshmohet është që në ato shkolla profesionale ka profile për të cilat ka nevojë tregu i punës, edhe punësimi i të rinjve është evident dhe jo e kundërta. Politikat më të qëndrueshme dhe super të shpejta nga ana e qeverisë që do të ofronin zgjidhje për këtë, janë me shumë prioritet”, tha Qehaja.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vitin e kaluar ka aprovuar 6 kurrikula në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe ka nisur pilotimi i tyre. Tashmë një numër nxënësish vijojnë mësimet në këto profile, ndërsa në bazë të trendëve globalë, pritet një interesim i shtuar në të ardhmen e afërt.

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?