KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAShTI lanson projektin që synon fuqizimin e komuniteteve në Kosovë
Arsim

MAShTI lanson projektin që synon fuqizimin e komuniteteve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 17:35 -30/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadori i Austrisë, George Schnetzer, drejtori i Save the Children në Zvicër, Alex Brans, drejtori ekzekutiv i Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu dhe drejtori i organizatës Syri i Vizionit, Veton Mujaj lansuan projektin “Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës”.

Ky projekt do të implementohet në partneritet me organizatat, Syri i Visionit dhe Nevo Koncepti, ndërsa do të financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, projekti i cili ofron mbështetje në zhvillimin e profesionistëve të ardhshëm dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës, është në linjë të përbashkët me politikat e Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës me mundësi të barabarta për të gjithë.

Nagavci theksoi se, është detyrë e institucioneve që të mbështesin fuqizimin e vajzave dhe djemve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, me njohuri dhe aftësi të duhura për punë dinjitoze dhe të qëndrueshme.

Ambasadori i Austrisë, George Schnetzer bëri të ditur se projekti synon të arrijë dy rezultate, së pari deri në qershor të vitit 2026 të sigurojë se 1050 djem dhe vajza, të cilët janë identifikuar si individ me rrezikshmëri të lartë, të përfundojnë me sukses shkollimin e mesëm të ulët dhe së dyti, të sigurojë që deri në këtë kohë, 400 djem dhe vajza nga këto komunitete, përkatësisht nga Ferizaji, Fushë Kosova, Gjakova, Peja, Prizreni, Mitrovica e Jugut dhe Veiut, të fitojnë shkathtësi për t’iu qasur tregut të punës.

Për rëndësinë e projektit folën edhe drejtori i Save the Children në Zvicër, Alex Brans, drejtori ekzekutiv i Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu dhe drejtori i organizatës Syri i Vizionit, Veton Mujaj, të cilët vlerësuan se të rinjtë e komuniteteve të cenueshme do të përfitojnë mundësi për arsimim dhe punësim në të ardhmen.

Projekti nga i cili do të përfitojnë 12,850 vajza dhe djem nga 13 shkolla të mesme të ulëta dhe 13 shkolla profesionale, do të zabtohet në shtatë komuna të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Kosova News 30/01/2024 30/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?