KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Masat për kursim të energjisë: Ndalet çdo e treta dritë në autostradë, ndalohen klimat në sektorin publik
Ekonomi

Masat për kursim të energjisë: Ndalet çdo e treta dritë në autostradë, ndalohen klimat në sektorin publik

Kosova News
Kosova News 12:51 -14/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për kursimin energjisë elektrike.

Këto masa vlejnë vetëm për sektorin publik teksa ministrja Artane Rizvanolli ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë masa edhe për sektorin privat.

“Masat në institucionet publike, ndërmarrje. Në kemi shpallur masat emergjente të kufizimit me energji. Ne kemi themeluar komitetin emergjent për adresimin e krizës. Ky komitet ka ofruar rekomanduar masa emergjente për sektorin publik, e që do të vazhdojnë më pas edhe në sektorin privat”, tha ministrja.

Këto janë masat që i ka prezantuar ministrja Rizvanolli:

Të zëvendësohen poçat  standard me poça led në të gjitha institucionet që i përmenda më lartë.

Të ndalohet ngrohja në zyre apo në vendet ku ka prezencë fizike si dhe në të gjithë korridoret.

Të ndalohet ngrohja e ujit në të gjithë institucionet publike, apo përdorimi i bojlerëve përveç në institucione si spitale apo entitete tjera.

Të ndalen pajisjet elektrike, përfshirë ato të teknologjisë informative dhe  të tjera.

Të ndalohet përdorimi i klimave, apo kondicionerëve, përveç rasteve kur nuk ka alternativa tjera për ngrohje.

Ndalohet përdorimi i ngrohësve unik, ngrohësve me energji elektrike.

Të mos përdoret ndriçim në zyra të brendshme dhe hapësira tjera gjatë periudhës kur ka dritë të mjaftueshme natyrore.

Të ndalet çdo billboard apo reklamë që shfrytëzon energji elektrike.

Të ndalet ndriçimi dekorativ në të gjithë objektet.

Aty ku është e mundshme, të instalohen sisteme intelegjente për menaxhimin e konsumit të energjisë.

Objektet që ngrohen përmes ngrohjes qëndrore, të funksionalizojnë potencionalin e ngrohjes maksimalisht në dimër duke marrë hapat e mirëmbajtjes dhe pastrimit.

Të bëhet sanimi i rrjedhjeve të ujit në mënyrë që të bëhet kursimi i energjisë elektrike, duke qenë se pompat e ujit shpenzojnë energji elektrike.

Të caktohet një person përgjegjës për kursim të energjisë. Ky do të ketë përgjegjësi që të ndalë të gjitha dritat pas orës 16:00. Të sigurohet që temperatura për ngrohjen të mos jetë më shumë se 19 gradë.

Të ndalohet gjithë ndriçimi publik gjatë ditës.

Të ndalet çdo e treta llampë në autostradë apo rrugë regjionale, për aq sa nuk bën rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe komunikacionit.

Të ndalet ndriçimi publik i lapidarëve dhe muzeve. 

Gjithashtu lexoni:

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

TAGGED: Artane Rizvanolli, Kursimi i Energjisë, Masat për kursim të energjisë, Qeveria e Kosovës
Kosova News 14/09/2022 14/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?