KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Masa e përkohshme, Gjykata Kushtetuese: Do të nxjerrim vendim meritor përkitazi me kërkesat e parashtruara rreth konstituimit të Kuvendit
Politikë

Masa e përkohshme, Gjykata Kushtetuese: Do të nxjerrim vendim meritor përkitazi me kërkesat e parashtruara rreth konstituimit të Kuvendit

Kosova News
Kosova News 15:10 -02/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova tash e disa muaj ndodhet në ngërç politik si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse janë mbajtur 54 seanca nuk është arritur të konstituohet Kuvendi, pasi partitë politike parlamentare nuk kanë rënë dakord për emrin e kreyparlamentarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti me përqindjen më të lartë të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk janë pajtuar me këtë emër, pasi sipas tyre, nuk është unifikues.

Pas betimit të deputetëve, procesi i konsolidimit të Kuvendit ka mbetur te pozita e kryeparlamentarit.

Në mungesë të kuorumit nuk ka kaluar as propozimi i kryesuesit Avni Dehari për votimin e një Komisioni zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë për kreun e Kuvendit.

Lexo po ashtu“Terren i pashkelur kushtetues”, analistët: Gjykata Kushtetuese në kërkim të zgjidhjes për ngërçin politik

E procesi lidhur me këtë Komision kishte bërë që deputetja e AAK-së dhe dhjetë të tjerë të parashtrojnë kërkesë në Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë.

Pas disa jave, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.

Në këtë rast, Gjykata kishte vendosur njëzëri se seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, duke mos përmbushur kështu kërkesat kushtetuese të nenit 66 të Kushtetutës.

Lexo po ashtuKosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

“Deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhej në aktgjykim.

Por, pavarësisht kësaj, partitë politike nuk arritën marrëveshje për konsolidimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor.

Pas kësaj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri më 8 gusht.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa është vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kësaj date mund të shkaktojë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.

“Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore pas zgjedhjeve për Kuvend, dhe për këtë arsye ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur pas 26 korrikut është në interes publik”, thuhet në vendimin e publikuar.

Nga seanca e fundit që është mbajtur më 26 korrik në ora 22:00, deputetët kanë ndaluar aktivitetet parlamentare.

Tashmë kur janë bërë një javë nga hyrja në fuqi e masës së përkohshme, kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri kur përfundon afati i masës së përkohshme që ka dhënë Kushtetuesja, 8 gushtin.

Në një përgjigje nga Telegrafi nga zyra për media e Gjykatës Kushtetuese thonë se do të nxjerrin vendim meritor përkitazi me kërkesat e parashtruara rreth konstitutimit të Kuvendit të Kosovës.

“Pas vendimit për vendosjen ex officio të masës së përkohshme, Gjykata do të nxjerr vendim meritor përkitazi me kërkesat e parashtruara rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, kanë thënë nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe, Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt dhe ende është pa Kuvend të konsoliduar.

Njohës të proceseve politike thonë se aktualisht shteti i Kosovës “është në pauzë”.

Në mungesë të një Kuvendi të konstituuar, Qeveria në detyrë e Kosovës i ka kompetencat e kufizuara.

Gjithashtu lexoni:

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Kosova News 02/08/2025 02/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?