Për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë po vazhdohet të kërkohet drejtësi.
Në Prishtinë u mbajt marshi për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë, organizuar me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
“Mos-harresa në shërbim të kujtesës historike” dhe “1 mije e 432 fëmijë shqiptarë viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë”, ishin pankartat e pjesëmarrësve në marsh.
Deri më tani institucionet nuk kanë bërë sa duhet për këtë çështje , madje as një obelisk simbolik nuk u ndërtua për ta.






