KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi
Ekonomi

“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi

Kosova News
Kosova News 21:59 -19/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas inspektimeve në disa furra në Prishtinë dhe Gjakovë kanë ardhur në përfundim se shtrenjtimi i çmimit të bukës është bërë me marrëveshje dhe me koordinim. Ndaj shkelësve të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës (marrëveshje të ndaluara – kartele), pos hetimeve formale, Autoriteti i Konkurrencës po e analizon mundësinë e masës së përkohshme që nënkupton mbylljen e operatorit ekonomik deri në 6 muaj.

Kosova është shtet demokratik dhe ekonomia funksionin mbi parimin e tregut të lirë.

Por kjo nuk nënkupton se ekonomia është anarki dhe secili vepron çfarëdo që dëshiron me çmimet dhe shitjen.

Shteti nuk mund të vendosë se sa kushton një produkt por vepron kur tregtarët e bukës për shembull, në një qytet, vendosin që çmimi për një bukë nga 50 centë të bëhet 60 centë. Shembull për këtë ishte Gjakova, para dy javësh.

Kjo është konstatuar pas inspektimeve në dy qytete, dhe për TV Dukagjini këtë e kanë konfirmuar nga Autoriteti i Konkurrencës.

“Pas inspektimeve të zhvilluara, Autoriteti ka identifikuar shkelje të nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës (marrëveshje të ndaluara – kartele) nga subjekte të sektorit të bukës në Komunën e Gjakovës dhe atë të Prishtinës. Këto shkelje lidhen me bashkërendimin e çmimeve mes furrtarëve për produkte të ndryshme, çka përbën shkelje ligjore për koordinim të tillë në treg.”

Për këto raste janë duke u ndërmarrë hapat procedurale për nisjen e hetimeve formale, në përputhje me ligjin.

Autoriteti i Konkurrencës thotë se është duke e analizuar mundësinë e vendosjes së masave të përkohshme sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Masat e përkohshme nënkuptojnë mbylljen e operatorit ekonomik deri në 6 muaj.

Nën llupën e AKK-së janë mbi 20 produkte ushqimore, përfshirë edhe në sektorin e gastronomisë.

“…Është një monitorim edhe në produktin e kafes, edhe tek kafja e kemi pas një shqetësim, në sektorin e gastronomisë, me theks të veçantë në rritjen e çmimit të kafesë, është në vëzhgim prej autoritetit. Inspektorët e autoritetit çdo ditë tani më janë në terren dhe po zhvillojnë në qytete të ndryshme intervista dhe po mbledhin të dhëna prej ndërmarrjeve për arsyet e ngritjes së këtyre çmimeve” deklaroi Adrian Mustafa – U.d. i shefit të Departamentit të Analizës dhe Metodologjisë.

Arsyetimi kryesor të cilin e kanë dhënë furrtarët por edhe gastronomet për shtrenjtimin e çmimit të bukës dhe kafesë është shtrenjtimi i çmimit të rrymës. Megjithatë çmimet janë ngritur disa javë para se KEDS të nis faturimin me tarifa të reja./Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

“Të fala nënës babë”, Murati me postim prekës pas përfundimit të të pames për babanë e tij

Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Skenderaj: Qytetari gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici – kërkohet pronari

Kosova News 19/05/2025 19/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
65%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
20 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
10 °C

Lajmet e Fundit

“Të fala nënës babë”, Murati me postim prekës pas përfundimit të të pames për babanë e tij
22:56 -19/05/2025
Zelensky propozon takim mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, BE-së e Britanisë
22:33 -19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
22:02 -19/05/2025
Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh
21:06 -19/05/2025
Përfundon numërimi në Tiranë, Majko nuk i siguron votat për Kuvend
20:51 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?