Numri i emigrantëve shqiptar që shkojnë në Angli përmes kalimit të Kanalit Anglez me varka të vogla është ulur me 90% që prej arritjes së marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë për emigrantët e paligjshëm. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik, Rishi Sunak i cili deklaroi se janë dëbuar 1800 shqiptarë.
“Mbretëria e Bashkuar ka punuar për këtë çështje me vende të tjera, thotë ai. Si rezultat i marrëveshjes me Shqipërinë, 1800 shqiptarë janë kthyer në atë vend, thotë ai. Ai thotë se ka dyfishuar fondet për Agjencinë Kombëtare të Krimit për të trajtuar kontrabandën e njerëzve. Ai thotë se shkalla e refuzimit për njerëzit që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne është trefishuar që kur kërkesat janë bërë më të rrepta”, ka deklaruar Sunak.
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Rishi Sunak, ranë dakord në dhjetor të 2022 për të rritur bashkëpunimin në tre fusha, njëra prej të cilave mbulonte luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.
Marrëveshja përfshinte ngritjen e një task force të përbashkët për “menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar”.