KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonia e Veriut shpall zgjedhjet, qeveria teknike pritet të drejtohet nga një kryeministër shqiptar
Rajon

Maqedonia e Veriut shpall zgjedhjet, qeveria teknike pritet të drejtohet nga një kryeministër shqiptar

Kosova News
Kosova News 20:09 -04/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë dakord të hënën për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në 2024.

Në një takim të thirrur nga Kryeministri dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski, ku morën pjesë pothuajse të gjithë drejtuesit e partive politike, u arrit konsensusi që raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill të vitit 2024, ndërsa raundi i dytë të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj të vitit 2024.

Në takim ishin të pranishëm kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, i Lidhjes Sacial Demokrate, Dimitar Kovaçevski, i Bashkimit Demorkatik për Integrim, Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarët e partive të koalicionit Lëvizja Evropiane për Ndryshim: Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti dhe kryetarët e partive më të vogla, me përjashtim të kryetarit të partisë “E Majta”.

Por, drejtuesit e koalicionit Lëvizjes Evropiane për Ndryshim dolën shumë shpejtë nga takimi me arsyetimin se Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi nuk dëshironte të dëgjojë për ndryshimet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Sidoqoftë, partitë në takim janë pajtuar edhe me vazhdimin e funksionimit të qeverisë teknike, e cila do ta marrë detyrën në 100 ditët e fundit të qeverisë; në këtë rast më 28 janar të vitit të ardhshëm. Me këtë është pajtuar edhe Hristijan Mickovski i VMRO-së, i cili së fundmi ishte kundër qeverisë teknike, e njohur si Qeveria e “Përzhinës”, për shkak të vendit ku ishte arritur marrëveshja politike, disa vjet më parë.

Në bazë të marrëveshjes midis partnerëve të koalicionint aktual qeveritar, LSDM dhe BDI, kryeministri i kësaj qeverie të përkohshme do t’i kalojë partisë shqiptare.

Jozyrtarisht, LSDM-ja do të kërkojë nga BDI-ja t’ia lërë postin e kryetarit të parlamentit për të ruajtur në këtë mënyrë “balancin etnik”, sipas një pjese të medias në Shkup. Por eksponentë të qeverisë nuk kanë komentuar për këtë.

Këto do të jenë zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen pas 17 vjetësh dhe për këtë kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësi. “Kjo do të thotë se qeveria arriti të krijojë qëndrueshmëri shtesë, siguri dhe respekt të rendit dhe ligjeve në pajtim me parimet më të larta demokratike”, theksoi ai.

Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski u ankua se nuk është respektuar e drejta për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor gjashtë muaj para zgjedhjeve. Nga ana tjetër, ai nuk heq dorë nga bllokimi i ndryshimeve kushtetuese.

Këto ndryshime, sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të miratohen nga parlamenti aktual, por do të presin përbërjen e ardhshme të tij. Zoti Mickovski vlerëson se nuk ka një ofertë konkrete për “evropianizimin” e vendit nga BE-ja, përkatësisht se BE-ja nuk duket të jetë e hapur për zgjerim.

Opozita e drejtuar nga VMRO-ja vlerësohet të ketë ndikim të konsiderueshëm tek votuesit dhe ajo mund të fitojë zgjedhjet e pritshme parlamentare. Por, koalicionimi për qeverinë e re, sipas analistëve do të jetë një çështje sfiduese, për shkak se nuk ka një sondazh të mirëfilltë që do të tregonte mbështetjen e partive shqiptare, në veçanti të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Zoti Mickovki ka theksuar në mënyrë të prerë kundërshtinë e formimit të një koalicioni qeveritar me BDI-në, ndërsa ka joshur partitë e vogla shqiptare për partneritetin e ardhshëm qeverisës./Zëriiamerikes

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 04/12/2023 04/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?