Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikues për “Euro 2024. Për ndeshjen ndaj Italisë dhe asaj kundër Anglisë, Milevski ka ftuar 25 lojtarë, shtatë prej të cilëve janë shqiptarë.
Për ndeshjen ndaj Italisë në Romë më 17 nëntor dhe asaj kundër Anglisë më 20 nëntor janë ftuar Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Erdon Daci.
Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit C.
Zë vendin e parafundit me shtatë pikë.
Në vendin e parë është Anglia me 16 pikë, e përcjellë nga Ukraina me 13 pikë, ndërsa Italia në vendi ne tretë me dhjetë pikë.
Malta është e fundit pa pikë.