Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, ka përfunduar sot procesin e votimit së bashku me Arbërien, duke vlerësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Përmes një deklarimi, Maqedonci tha se dita po zhvillohet në kushte të mira dhe se procesi i votimit ishte i thjeshtë dhe i rregullt. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje, duke nënvizuar se çdo votë ka ndikim të madh.
“Dita është me diell, procesi ishte i thjeshtë dhe ndikimi i votës suaj është i madh. Ju ftoj të gjithëve ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për votim”, u shpreh Maqedonci.
Zgjedhjet po zhvillohen në mbarë vendin, ndërsa institucionet dhe subjektet politike po u bëjnë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më të lartë në procesin zgjedhor.


