KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Ushtria e Kosovës tashmë ka 207% më shumë autoblinda sesa ishte planifikuar deri më 2028
Siguri

Maqedonci: Ushtria e Kosovës tashmë ka 207% më shumë autoblinda sesa ishte planifikuar deri më 2028

Kosova News
Kosova News 22:20 -16/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje të reja për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se ky kontigjent është kontraktuar në prill 2024, ndërsa pagesa është kryer në qershor të po atij viti.

Sipas tij, sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT), i miratuar më 2019, FSK-ja deri në vitin 2028 do të duhej të kishte vetëm disa dhjetëra autoblinda, ndërsa tashmë, më 2025, ajo është pajisur me disa qindra, duke tejkaluar objektivin me 207% më shumë se plani fillestar.

Maqedonci theksoi edhe rritjen e ndjeshme të buxhetit për mbrojtje: nga 67 milionë euro në vitin 2021 në 208 milionë euro këtë vit, pa përfshirë alokimet shtesë.
“Me investimet në blerje ushtarake, me fushata rekrutimi, trajnime dhe edukim, Kosova po fuqizon ushtrinë e saj, duke e bërë më profesionale dhe më të ndërveprueshme me aleatët, në rrugën drejt NATO-s”, u shpreh Maqedonci.

Ai shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës po bëhet garanci e fuqishme për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, duke kontribuar edhe në stabilitetin rajonal.

Dje e pranuam kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e fuqizuar edhe më shumë flotën e automjeteve të blinduara të ushtrisë së Kosovës. Ky kontigjent i autoblindave është kontraktuar në prill të vitit 2024, me nënshkrimin e kontratës përkatëse nga ana ime si Ministër i Mbrojtjes, kurse pagesa për to është ekzekutuar në qershor të vitit 2024. Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranizicionit, një plan dhjetëvjeçar i hartuar më 2018 dhe i miratuar në janar 2019, brenda dhjetë vitesh, pra deri në vitin 2028, Forca e Sigurisë së Kosovës do të duhej të kishte disa dhjetëra automjete të blinduara. Por deri tani më 2025, pra tre vite më herët, ushtria e Kosovës është pajisur me disa qindra autoblinda, duke e tejkaluar saktësisht për 207 % numrin e paraparë të autoblindave nga PGJT-ja, që planifikohej të kishte FSK-ja pas tre vitesh, në vitin 2028. Në vitin 2021, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në ishte 67 milionë euro, kurse sivjet më 2025, buxheti vjetor është paraparë të jetë 208 milionë euro, pa llogaritur alokimet shtesë. Me investimet e shtuara në blerjet ushtarake si dhe me intensifikimin e fushatave të rekrutimit, gjatë mandatit tonë qeverisës, Kosova po e rritë dhe fuqizon ushtrinë e saj, duke i rritur kapacitet e FSK-së krahas ngritjes së nivelit të saj profesional përmes trajnimeve dhe edukimit. Duke e forcuar ushtrinë tonë, ajo bëhet garanci më e fortë për mbrojtjen e sovranitetit dhe territorialitetit të vendit, kurse duke u rritur dhe fuqizuar, Forca jonë bëhet më e ndërveprueshme me aleatët tanë, rrugës për në NATO. Për një Forcë çdo ditë e më të fortë, për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, bashkë me aleatët, për paqe dhe stabilitet, për zhvillim dhe prosperitet.

Posted by Ejup Maqedonci on Saturday, August 16, 2025

Gjithashtu lexoni:

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Kosova News 17/08/2025 16/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?