KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci tregon kur mund të dërgohet Forca e Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore  
Siguri

Maqedonci tregon kur mund të dërgohet Forca e Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore  

Bekim Morina
Bekim Morina 22:42 -11/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje për takimin e Gurpit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili po zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel, ku bashkë me Maqedoncin po merr pjesë edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant, Bashkim Jashari.

Maqedonci tregoi se në këtë takim sot ka marrë pjesë edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për të cilin tha se ka kërkuar mbështetje të vazhdueshme.

Pjesëmarrja në këtë takim sipas Maqedoncit ka rëndësi të veçantë pasi që ”vendi ynë vlerësohet si një vend kontribuues jo vetëm për sigurinë dhe paqen në rajon, por edhe më gjerë”.

Tutje ministri Maqedonci theksoi se në çdo takim që po zhvillohet në fokus po është edhe çështja e Kosovës pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

 ‘‘Sot edhe nesër do ketë takime tjera të ministrave të mbrojtjes do diskutohet edhe çështja e Kosovës sidomos pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës pas aksionit të 24 shtatorit, kjo tregon seriozitetin që është marrë nga vendet e NATO-s sulmi që ka ndodhur në veri të vendit megjithatë takimet që i kemi pasur me ministrat e mbrojtjes së vendeve të gjithë janë të shqetësuar, por edhe të vendosur për të mbështetur vendin tonë”, tha Maqedonci, për RTV21 .

Ministri i Mbrojtjes ndër tjera shtoi se rreziku për kërcënime të reja në veri të vendit ekziston ende përderisa Serbia përgjatë kufirit me Kosovën mbanë baza operacionale.

”Gjithmonë gjasat ekzistojnë përderisa Republika e Serbisë mbanë përgjatë kufirit tonë 48 baza operacionale gjithmonë prezenca e tyre në kufirin e vendit tonë është një kërcënim i vazhdueshëm kështu që e vlerësoj që ky kërcenim mund të shmanget dhe evitohet rikthimi i këtyre bazave në bazat e tyre të përhershme në brendësi të Serbisë”, tha Maqedonci.

I pyetur se kur Forca e Sigurisë së Kosovës mund të jetë në pjesën veriore bashkë me Forcat e KFOR-it, Maqedonci tha se në rastin e pjesës veriore duhet pasur një koordinim paraprak me KFOR-in.

”Ne kemi një zotim që është nënshkruar në vitin 2013 që duhet një koordinimin paraprak me KFOR-in para se të zbarkojmë për të kryer operacione të ndryshme atje’‘, tha Maqedonci teksa shtoi se “në rast të rrezikut apo kërcënimit nga jashtë ne jemi të gatshëm të mbështesim KFOR-in”.

Tutje ai tha se kur forcat Serbe u afruan në afërsi të territorit të Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me zyrtarët në Bruksel por veçanërisht me Komandantin e KFOR-it.

Maqedonci ndër tjera shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës ka një rritje të jashtëzakonshme të furnizimit me armatim.

Policia e Kosovës është pajisur me 7 sisteme të fluturakeve pa pilotë . Ky donacion erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu lexoni:

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

Theret një person, arrestohet i dyshuari

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës

Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

Bekim Morina 12/10/2023 11/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik
10:48 -06/06/2025
Theret një person, arrestohet i dyshuari
10:32 -06/06/2025
Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë
10:00 -06/06/2025
Haradinaj: Uroj të na i hapë rrugët Zoti, populli ynë e meriton zhvillimin
09:36 -06/06/2025
Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
09:14 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?