KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci konfirmon: Kosovës iu pranua kërkesa për blerjen e raketave amerikane
Siguri

Maqedonci konfirmon: Kosovës iu pranua kërkesa për blerjen e raketave amerikane

Kosova News
Kosova News 18:05 -11/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar se Kosovës i është pranuar kërkesa për porosi për sisteme raketore anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Maqedonci ka thënë se kërkesa nga Departamenti Amerikan i Shtetit do të dërgohet në Kongres për miratim dhe se Kosova pret përgjigje pozitive.

“Mund të konfirmoj që është pranuar kërkesa e Republikës së Kosovës për blerjen e sistemeve raketore anti-tank ‘Javelin’. Dihet se kjo kërkesë do të dërgohet nga DASH-i për aprovim në Kongres dhe ne presim përgjigje pozitive në aspektin e aprovimit nga Kongresi, sidomos duke pasur parasysh që SHBA-ja është përkrahëse kryesore e tranzicionit të FSK-së dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse”, ka thënë ai duke shtuar se në planin e tranzicionit ka qenë i përfshirë edhe sistemi “Javelin”.

Maqedonci ka thënë se Kosova bën blerje të armëve nga SHBA-ja nëpërmjet marrëveshjes direkte shtet-shtet. Ai ka theksuar se shpreson që Kosova të vazhdojë blerje të tjera nga SHBA-ja dhe shtetet partnere. Sipas tij, të gjitha sistemet që blihen për FSK-në janë me standarde të NATO-s.

Duke folur për sasinë e blerjes së “Javelinëve”, Maqedonci ka thënë se do të blihen “mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e FSK-së”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk ka qenë befasues sulmi serb në Banjskë të Zveçanit, pasi sipas tij, mobilizimi i grupeve serbe në veri të vendit ka qenë i kamotshëm. Sipas ministrit të Mbrojtjes, sulmet mund të…

Ai ka konfirmuar se në pako me raketat vijnë edhe trajnimi, pajisja dhe manualet e mirëmbajtjes. Maqedonci ka thënë se ende nuk ka nisur faza e negocimit të çmimit të raketave. Po ashtu do të negociohet edhe çështja se kur do të vijnë raketat.

Sipas tij, FSK-ja është në procesin e analizës së numrit të nevojshëm për FSK-në.

Maqedonci ka konfirmuar se pos SHBA-së dhe Turqisë, Kosova ka kontratë për blerje të armëve edhe nga një shtet tjetër.

“Kemi bërë edhe blerje të tilla, së fundmi edhe përmes Republikës së Turqisë, por kemi kontratë edhe me Gjermaninë dhe të gjitha këto do të jenë pjesë e FSK-së”, ka thënë ai ne ktv.

Maqedonci ka thënë po ashtu se Kosova është duke planifikuar të blejë edhe sisteme anti-ajrore. Sipas tij, kjo do të bëhet publike së shpejti. “Jemi të fokusuar sidomos në vendet që kanë partneritet më të afërt. Prijnë Shtetet e Bashkuara, që kanë qenë mbështetëset tona kryesore të zhvillimit të kapaciteteve tona, por kemi bashkëpunim edhe me vende të tjera të NATO-s, si Turqia, Gjermania, Britania, Italia, Kroacia edhe vende tjera”, ka thënë tutje ai.

I pari që përmendi pranimin e kërkesës për blerjen e raketave “Javelin” nga SHBA-ja, e përmendi ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka folur edhe për dronët “Bayraktarë” të blerë nga Turqia. Sipas tij, dronët janë pajisje të kompletuara dhe Kosova tashmë ka sasi të nevojshme për të operuar në rast nevoje.

Ministri ka konfirmuar se në 3 vjetët e fundit, ministria e Mbrojtjes ka prokuruar pajisje në vlerë të 239 milionë eurove.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Kosova News 11/01/2024 11/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?