KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Besimi i qytetarëve ndaj FSK-së është nder, por edhe përgjegjësi
Lajme

Maqedonci: Besimi i qytetarëve ndaj FSK-së është nder, por edhe përgjegjësi

Kosova News
Kosova News 15:36 -26/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar rezultatet e Anketës Rajonale WeBalkans 2026, sipas së cilës Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend, me 87.4 për qind të besimit të qytetarëve.

Në një reagim publik, Maqedonci tha se ky rezultat përbën një vlerësim të rëndësishëm për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se FSK-ja është gjithashtu forca ushtarake me nivelin më të lartë të besueshmërisë qytetare në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Ai falënderoi qytetarët për besimin e treguar ndaj FSK-së, duke theksuar se ky vlerësim dëshmon se investimet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, ngritjen profesionale të personelit dhe ndërtimin e një force moderne po japin rezultatet e pritura.

Maqedonci shprehu mirënjohje për të gjithë ushtarakët, nënoficerët, oficerët dhe personelin civil të FSK-së për angazhimin e tyre të përditshëm, ndërsa vlerësoi edhe rolin e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Shtabit të Përgjithshëm në udhëheqjen dhe avancimin e forcës.
Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të mbështesë transformimin dhe modernizimin e FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s dhe objektivat strategjike të Republikës së Kosovës.

“Besimi i qytetarëve është nder i madh, por, mbi të gjitha, është përgjegjësi. Ai na motivon të vazhdojmë me edhe më shumë vendosmëri në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe avancimin e partneriteteve me aleatët tanë, në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së Republikës së Kosovës.”

Ministri theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojnë punën për zhvillimin e mëtejshëm të ushtrisë, duke synuar një Kosovë më të sigurt dhe përmbushjen e aspiratës strategjike të vendit për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu lexoni:

Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut të PDK-së

Vendoset flamur gjigant në Ambasadën amerikane në Prishtinë për 250-vjetorin e ShBA-së

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Kosova News 26/06/2026 26/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Fri
31 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut të PDK-së
15:24 -26/06/2026
Vendoset flamur gjigant në Ambasadën amerikane në Prishtinë për 250-vjetorin e ShBA-së
14:36 -26/06/2026
FSK institucioni më i besueshëm në vend
14:33 -26/06/2026
AAK paraqet kushtet për mbështetjen e krijimit të institucioneve të reja
13:56 -26/06/2026
Çmimi i naftës bie në tregjet botërore, Brent në 73 dollarë për fuçi
13:24 -26/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?