KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Arsimimi dhe zhvillimi profesional i personelit mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës
Siguri

Maqedonci: Arsimimi dhe zhvillimi profesional i personelit mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:59 -30/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot pesë kadetë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Maqedonci ka uruar nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin e pesë viteve të shkollimit, që përfshinë një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake.

Ai tha se arsimimi dhe zhvillimi profesional i personelit mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot, para fillimit të ceremonisë së diplomimit në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, pata kënaqësinë të takoj kadetët nga Kosova që përfunduan me sukses shkollimin e tyre në këtë akademi prestigjioze. Urova nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin me sukses të pesë viteve të shkollimit, përfshirë një vit të kursit përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite të studimeve ushtarake’, ka shkruar ai në Facebook”.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, krahas zhvillimit të kapaciteteve dhe modernizimit të forcës, kanë në fokus të veçantë arsimimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të personelit. Investimi në kuadro të mirëfillta ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së dhe në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere.

“Shkollimi i oficerëve tanë në akademitë prestigjioze të vendeve partnere njëkohësisht forcon lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave tona të armatosura. Republikës së Turqisë i jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së. Nëntogerëve tanë u dëshiroj shumë suksese në detyrat dhe përgjegjësitë që i presin në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla i kundëpërgjigjet BE-së: Nuk e sakrifikojmë shtetin ligjor për hir të politikave të juaja ledhatuese

OVL-UÇK dënon përpjekjet për nderime për kriminelin Ratko Mlladiq

“Rrogë si sekretar e futje duarsh në kacën e OVL-UÇK-së”, zv/ministri Mehani padit Hysni Gucatin për shpifje

Tre persona hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Leposaviq

Albin Kurti shkon në Han të Elezit, nderon dëshmorët!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?