KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Manxhuka: Rashiqi është ngatërruar me pranimin e kërkesës së Kurtit për vizitë të Patriarkut Porfirije
Politikë

Manxhuka: Rashiqi është ngatërruar me pranimin e kërkesës së Kurtit për vizitë të Patriarkut Porfirije

KosovaNewss
KosovaNewss 22:19 -08/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri Nenad Rashiq ka folur së fundmi për mediumin lokal serb, Radio Gorazhdevci, duke komentuar marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Rashiq tha se gjatë kohës ka pasur kundërshtime me kryeministrin, por ka theksuar se Kurti ka vepruar sipas ligjit dhe për arsyet që lidhen me procesin e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Ai ka përmendur veçanërisht rastin e Manastirit të Deçanit si pjesë të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me këto komente, duke sqaruar se vendimi për zbatimin e aktgjykimit ishte pjesë e kërkesave të Këshillit të Evropës gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në vitin 2024.

- Reklamë -

“Zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është bërë vetëm në kuadër të anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për asgjë tjetër”, ka theksuar Maxhuka.

Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit: Kurti më tha se po e bën për shkakun tim

Ai ka shtuar se në prill 2024, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me një votim të fuqishëm prej 82% rekomandoi Komitetin e Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e plotë e organizatës, duke konfirmuar se të gjitha parakushtet për anëtarësim ishin plotësuar.

“Raportuesja e Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, në mars 2024 shpërndau raportin e saj ku vlerësonte se Kosova kishte zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk kishte nevojë për parakushte të tjera”.

Por sipas Qeverisë, kërkesa e ministrit Rashiq për vizitën e Patriarkut Porfirije gjatë Krishtlindjeve ortodokse të vitit 2023 ka ndikuar në keqkuptimin rreth zbatimit të vendimit, duke nënvizuar se çdo veprim ka qenë pjesë e procedurave diplomatike dhe nuk lidhet me vendime të pavarura për pronën e Manastirit.

Qeveria e Kosovës ka insistuar që që nga fillimi i mandatit të saj në mars 2021, çdo veprim i marrë ka qenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me udhëzimet e Këshillit të Evropës, duke e lidhur zbatimin e aktgjykimeve me anëtarësimin e vendit në institucionet ndërkombëtare dhe jo për arsye të tjera politike.

Gjithashtu lexoni:

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

KosovaNewss 08/03/2026 08/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare
11:25 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?