Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Manchester United për sezonin e ardhshëm
Shumë lojtarë do të largohen nga Old Traford, derisa emra të rinj pritet të transferohen për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ruben Amorim.
Manchester United ka intensifikuar ndjekjen e tyre për mesfushorin brazilian të Atalantas, Ederson dhe sulmuesin Mateo Retegui, me një skaut të klubit që ka ndjekur ndeshjen e fundit AC Milan kundër Atalanta në San Siro, sipas gazetarit Nicolo Schira.

Djajtë e Kuq kanë nisur tashmë bisedimet me agjentët e lojtarëve në javët e fundit, duke sinjalizuar një interes të madh përpara afatit kalimtar të verës.
Ederson, një mesfushor dinamik ‘box-to-box’ dhe Retegui, një sulmues që garanton shumë gola, kanë bërë përshtypje në Serie A , me dyshen e vlerësuar në rreth 90 milionë euro së bashku.
Lëvizja e United pasqyron planin e trajnerit Ruben Amorim për të forcuar mesfushën e skuadrës dhe repartin ofensivë.