Manchester City ka shënuar një fitore me përmbsyje ndaj Crystal Palace në kuadër të Javës së tridhjetë e dytë të Premier League.
Ndeshja u luajtur në “Etihad Stadium” është mbyllur me rezultat 5-2.
Crystal Palace e ka nisur mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Eze në minutën e tetë, dhe më pas duke e rritur avantazhin me golin e Richards në minutën e njëzet e një.
City e ka barazuar rezultatin brenda pjesës së parë, kur kanë realizuar Kevin De Bruyne (33′) dhe Omar Marmoush (36′).
Pas vetëm dy minuta të fillimit të pjesës së dytë Kovacic ka kaluar skuadrën e Pep Guardiola në epërsi, kurse McAtee (56′) dhe O’Reilly (79′) kanë shënuar golat që e kanë çuar rezultatin në 5-2.
Aktualisht, Manchester City ndodhet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Crystal Palace është në vendin e njembedhjete. Liga kryesohet nga Liverpool.


