KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Manchester City kampion i botës për klube, mposht Fluminensen me rezultat të thellë
Sport

Manchester City kampion i botës për klube, mposht Fluminensen me rezultat të thellë

Kosova News
Kosova News 20:55 -22/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Manchester City është shpallur kampion i botës për klube, pasi mposhti në finale Fluminensen me rezultat të thellë 4-0.

City e gjeti golin e avantazhit që në minutën e parë, ku fillimisht Nathan Ake godet shtyllën nga një distancë e konsiderueshme dhe topin e kthyer e shfrytëzoi Julian Alvarez, i cili me lehtësi shënoi për 1-0.

Pas golit të shënuar, City mori kontrollin e ndeshjes duke arritur ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar.

“Qytetarët” dyfishuan epërsinë në minutën e 27-të, pasi qendërmbrojtësi brazilian Nino, shënoi në rrjetën e portës së tij për shifrat 2-0.

Pjesa e dytë u karakterizua me dominim të plotë të anglezëve, të cilët përkundër avantazhit prej dy golave kërkonin me ngulm edhe gola të tjerë.

City pati dy raste të mira me Bernardo Silvan dhe Phil Foden, por portieri veteran i brazilianëve Fabio ua mohoi golin.

Kampioni anglez mbylli përfundimisht dilemën e fituesit në minutën e 74-të, kur Phil Foden shënoi për 3-0 pas asistimit të Julian Alvarez.

City gjeti rrugën e rrjetës edhe një herë tjetër në këtë sfidë, kur Julian Alvarez (88’) shënoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, për rezultatin përfundimtar 4-0.

Kjo ishte hera e parë në histori të klubit anglez që shpallet kampion i këtij kompeticioni, teksa tani ata numërojnë pesë trofe të fituar në vitin 2023.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 22/12/2023 22/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?